Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehet projekti 1 mld euro i linjës nënujore me Italinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rikthehet projekti 1 mld euro i linjës nënujore me Italinë
Ekonomi

Rikthehet projekti 1 mld euro i linjës nënujore me Italinë

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane duket se kanë rënë dakord më në fund të avancojnë projektin madhor për linjën nënujore të transmetimit Vlorë – Bari. Projekti, i cili vlerësohet se ka një kosto prej mbi 1 miliardë eurosh do të mundësonte lidhjen e sistemit energjetik mes dy vendeve duke i dhënë akses prodhuesve shqiptarë që të eksportojnë energji në Itali.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se në financimin e projektit mund të përfshihet edhe gjigandi TAQA, kompania shtetërore e energjisë në Abu Dhabi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të TAQA, Jasim Husain Thabet, gjatë takimit të dy skuadrave për realizimin e projektit madhor për linjën e transmetimit Shqipëri – Itali,” postoi Balluku në profilin e saj në facebook.

- Publicitet -

Projekt i hershëm:

Në vitin 1979, inxhinieri shqiptar Sotir Andrea kreu një studim “Mbi mundësinë e lidhjes të sistemit energjetik 220 KV shqiptar, me atë të Italisë” . Rrjeti do të përdorej kryesisht për eksportin e energjisë elektrike, nëpërmjet detit Adriatik, me anë të një kablli me rrymë të vazhdueshme.

Gjatë dekadave të fundit idea është riaktivizuar disa herë, por deri tani gjithçka ka mbetur në letër. Megjithatë burime brenda qeverisë thonë se këtë herë projekti është diskutuar gjerësisht mes dy kryeministrave dhe Meloni ka dhënë dakortësinë për fillimin e tij.

Burime zyrtare nga OST thanë për Kapitalin se brenda pak ditëve do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit mes dy operatorëve kombëtar të transmetimit, OST-së dhe TERNA-s për t’i hapur rrugë studimit të fizibilitetit. Sipas tyre, pas studimit të fizibilitetit do të përcaktohet edhe skema, por dhe burimet e financimit të veprës.

Burimet e reja:

Ndërtimi me shpejtësi i burimeve të reja të energjisë e kanë bërë të domosdoshme ndërtimit e linjave të reja të transmetimit të energjisë. Prodhuesit privat shqiptar të energjisë elektrike do të kishin më shumë akses në tregjet europiane për të shitur energjinë.

Aktualisht Shqipëria ka linja transmetimi me Greqinë, Malin e Zi dhe atë të Maqedonisë në progres, por ndërtimi i një linje me Italinë do t’u jepte mundësi prodhuesve shqiptar të kishin akses në një nga tregjet më të mëdha energjetike në Europë.

Megjithatë deri tani gjithçka është ende në fazën e diskutimeve paraprake. A do të avancojë projekti për ndërtimin e linjës këtë herë, ndryshe nga e kaluara kur mbeti gjithmonë në letër për shkak të kostove të larta? Kjo mbetet për t’u parë por shumë ekspertë thonë se këtij investimi i ka ardhur koha.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
  • Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
  • Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  • Horoskopi 29 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Vl on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  2. konfidencialisht on Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  3. Kur gjoba e Becchettit i faturohet Buxhetit te Shtetit on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. 1thundrak on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?