Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rimbursimi i fishave të diabetit, në një muaj përfituan mbi 20 mijë pensionistë, receta lëshohet nga mjeku i familjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rimbursimi i fishave të diabetit, në një muaj përfituan mbi 20 mijë pensionistë, receta lëshohet nga mjeku i familjes
AktualitetLajmi i fundit

Rimbursimi i fishave të diabetit, në një muaj përfituan mbi 20 mijë pensionistë, receta lëshohet nga mjeku i familjes

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

 

Një muaj më parë, në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit nisi dhënia me rimbursim e fishave të diabetit edhe për pensionistët e moshës mbi 65 vjeç. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore të nivelit parësor, konfirmojnë se deri më tani, janë mbi 20 mijë të moshuar që kanë përfituar falas fishat për matjen e glicemisë.

Gjatë ndjekjes nga afër të këtij procesi në Qendrën Shëndetësore në Ndroq , ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, bëri me dije se mjeku i familjes duhet të lajmërojë çdo pensionist të kësaj grupmoshe për marrjen e recetës së rimbursimit edhe për fishat, krahas asaj të barnave që përfshin skema aktuale.

- Publicitet -

“Mjekët e familjes janë duke bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar të gjithë ata që kanë recetat për trajtim, qoftë ata oral, dhe ata që trajtohen me insulinë, që në momentin që të vijnë dhe të marrin barnat me rimbursim, të kenë mundësi të marrin edhe fishat e diabetit dhe të kenë mundësi të plotësojnë ciklin aq shumë të nevojshëm të trajtimit, por nga ana tjetër edhe të kontrollit periodik që duhet për të bërë çdo njeri që vuan nga diabeti dhe për t’i patur fishat falas. Deri më tani janë më shumë se 20 mijë të moshuar mbi 65 vjeç, të cilët kanë përfituar fishat e diabetit falas nga ky program”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë vendim të qeverisë që tashmë po gjen zbatim në të gjithë vendin, u kursehet të moshuarve rreth një pension mujor në vit.

Rimbursimi i fishave të diabetit nisi fillimisht për grupmoshën 0-18 vjeç në vitin 2018. Më pas pjesë e skemës së përfitimit të fishave me rimbursim u bënë edhe të rinjtë e grupmoshës deri 25 vjeç.

Ndërkohë që nga data 27 shkurt e këtij viti, fishat për matjen e glicemisë po jepen falas në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur që kanë kontratë me FSDKSH, edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç. Janë 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?