Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rishfaqet sëmundja e zhdukur në Europë, si është situata në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rishfaqet sëmundja e zhdukur në Europë, si është situata në Shqipëri
Lajmi i funditShendetesi

Rishfaqet sëmundja e zhdukur në Europë, si është situata në Shqipëri

Published: January 24, 2024
Shpërndaje

Një rikthim i virusit të fruthit e ka detyruar OBSH-në t’u kërkojë vendeve të nisin menjëherë fushata të reja imunizimi. Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2023, në Europë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur tridhjetëfish në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (30 mijë raste në janar-tetor 2023, 914 raste në janar-tetor 2022).

Për këtë epidemi të re, OBSH bën fajtore rënien e niveleve të vaksinimit.

Virusi është jashtëzakonisht infektiv dhe shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje.

- Publicitet -

“Duhen përpjekje urgjente vaksinimi për të ndaluar transmetimin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Është jetike që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për të zbuluar me shpejtësi dhe për t’iu përgjigjur në kohë shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të rrezikojnë përparimin drejt eliminimit të fruthit,” tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Sipas OBSH-së, pandemia Covid-19 ndikoi në reduktimin e imunizimit rutinë të fëmijëve në vitet midis 2020 dhe 2022.

Sipas saj, më shumë se 1.8 milionë foshnja nuk ishin vaksinuar kundër fruthit në këtë periudhë. OBSH tha se raste janë regjistruar në vendet ku fruthi është shpallur zyrtarisht i eliminuar si sëmundje endemike.

Në Shqipëri, rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

“Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit” – thuhet në një deklaratë të ISHP.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?