Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Risi dhe Riciklim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Risi dhe Riciklim
KryesorePolitike

Risi dhe Riciklim

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi të largojë pesë ministre nga kabineti i tij qeveritar, ndërsa përsëriti premtimin se ai dhe Partia Socialiste nuk do të mbronin asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ajo e Bujqësisë, Frida Krifca, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali si dhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Ministrave.

Xhaçka ka shërbyer në qeveri prej vitit 2017, si ministre e Mirëqenies Sociale, e Mbrojtjes dhe së fundmi në krye të diplomacisë.

- Publicitet -

Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik nga qeveria. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani, një diplomat karriere, ish-ambasador, aktualisht koordinator i OSBE-së për ekonominë dhe klimën.

Edhe Frida Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Në vend të Krifcës, Rama rikthen në kabinet deputeten Anila Denaj, që më herët ka drejtuar ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Rama njoftoi gjithashtu se kishte zhvendosur Olgerta Manastirliun nga Ministria e Shëndetësisë në atë të Arsimit. Manastirliu e drejtonte këtë dikaster që nga vitit 2017, ndërkohë që do të zëvendësohet nga Albana Koçiu, drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shkarkohet nga kjo detyrë për t’iu besuar një ministri më e vogël dhe pa portofol, si ajo e Sipërmarrjes. Në krye të Financave, Rama emëroi Ervin Meten, ish-zëvendësministër në këtë dikaster, që mbante aktualisht postin e drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kryeministri njoftoi krijimin e një ministrie të re pa portofol, që do të koordinojë punën mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke marrë në kabinet për këtë detyrë nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Ndryshimet vijnë në një moment kur në mandatin e tretë qeverisës, PS po përballet me dosje hetimore që përfshijnë ministra apo ish-ministra.

Në fjalimin e gjatë para socialistëve, Rama nuk dha arsyet që e çuan drejt këtyre ndryshimeve, por pranoi se partia që ai drejton ndodhet përpara një sprove të vështirë, atë të përballjes me drejtësinë, të cilën tha se do ta kalojë “gjallë, a vdekur”.

Ai tha se nuk i kishte asnjë borxh askujt që futej në borxh me këtë drejtësi, pavarësisht se sipas tij, edhe ajo ishte e gabueshme.

Rama po ashtu propozoi emrat për sekretariatin e ri të partisë, pasi shkarkoi pak javë më parë sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

Ardian Çela, Eduart Ndreca, Evis Kushi, Etjen Xhafa, Romina Kuko dhe Milva Ikonomi janë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e PS-së, pasi të votëbesohen në Kongresin e Jashtëzakonshëm, të cilin Rama e njoftoi për në muajin tetor.Katër emrat e rinj që hynë në kabinetin e Edi Ramës janë për herë të parë katër njerëz që kanë bërë vet historinë e tyre.

Ervin Mete, ministri i ri i Financave, është nga të paktët prurje të Universitetit më te famshëm të botës, Harvard, në Shqipëri, i cili ka ndjekur një nga një shkallët e karrierës politike dhe administrative me një përkushtim profesionisti. Ai ka pasur disa poste të larta në administratën e shtetit, përfshi dhe zëvendësministër financash dhe së fundmi ka qenë drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Aftësia e tij për të strukturuar punët në institucionet ku ka punuar është e spikatur, duke i dhënë atij identitetin e një burokrati modern financash, i cili me siguri do ta çmendë Edi Ramën, me vështirësinë për të firmosur çdo letër që i vënë para.

Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm, është po ashtu një diplomat i shkëlqyer shqiptar, i shkolluar mirë në Akademinë Mbretërore në Britaninë e Madhe, dhe që ka qenë pjesë e administratës së lartë të shtetit shqiptar deri ambasador i OSBE në Vjenë.

Prej aty ai dha dorëheqje pasi OSBE i besoi postin e koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së, pozicioni më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Ai po ashtu shkëlqeu si diplomat në vitin që Shqipëria kishte kryesimin e OSBE, duke lënë një imazh të mirë tek gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Arbër Mazniku është po ashtu një njeri i rritur politikisht në rrugë, dhe një profesionist i zoti, që u del zot debateve publike në të gjitha postet e zyrtarit të lartë ku ka qenë si zëvendësministër apo nënkryetar bashkie, ndryshe nga ministra dhe zyrtarë që fshihen nga debati publik.

Detyra e tij e re si ministër i Pushtetit Lokal, është një hap normal dhe i sigurtë, që e plotëson atë politikisht.

Albana Koçiiu, Ministrja e re e Shëndetësisë, vjen po ashtu nga një përvojë e gjatë dhjetëvjeçare si drejtoreshë e Administratës Publike të Shqipërisë, në krye të një institucioni i cili ka pasur këto dhjetë vite nivele të cilat e kanë turbulluar politikën shqiptare.

Lëvizjet e tjera brenda qeverisë, natyrisht që nuk janë ndonjë lajm i ri, por dhe ato përpiqen të ruajnë profilin e disa politikanëve që kanë ende çfarë të japin.

Më shumë, mund të lexoni sot në DITA versioni print i gazetës

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  • Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
  • EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve
  • Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit: Ta quajmë Ngushtica e Trumpit
  • Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. vezhguesi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  3. Populli on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  4. demo on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  5. Dashi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?