Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rivlerësimi i pronave do të bëhet me 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim publik projektligjin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rivlerësimi i pronave do të bëhet me 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim publik projektligjin
EkonomiLajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do të bëhet me 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim publik projektligjin

Published: July 23, 2025
Shpërndaje

Ministria e financave ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e metodologjisë,rregullat dhe procedurat e përcaktimit të vlerës së taksueshme për pasuritë e paluajtshme që pritet të nis vitin e ardhshëm.

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5% mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

- Publicitet -

Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndersa buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

Edhe rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3%. Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?