Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i ish-kryeministrit: Në PD nuk kam dashur kurrë të anëtarësohem, në ’97 u rraha barbarisht dhe dokumentova me foto dhunën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rrëfimi i ish-kryeministrit: Në PD nuk kam dashur kurrë të anëtarësohem, në ’97 u rraha barbarisht dhe dokumentova me foto dhunën
Politike

Rrëfimi i ish-kryeministrit: Në PD nuk kam dashur kurrë të anëtarësohem, në ’97 u rraha barbarisht dhe dokumentova me foto dhunën

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një interviste televizive, momentin kur u dhunua në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot. Rama tha se fotot i ka bërë menjëherë pasi u dhunua, pasi donte t’i kishte si dëshmi, sepse në atë kohë dyshohej të ishte bërë me bojë.

Ai u tregoi me detaje momentin kur dy persona e goditën me leva dhe asnjë person nuk i erdhi në ndihmë pasi ishin të frikësuar. Në lidhje me dëshirën e tij për t’u anëtarësuar në PD, në fillesat e tij, Rama tha se nuk e ka dashur kurrë diçka të tillë.

“Është e vërtetë në rast se e nxjerr nga konteksti i kohës atë që unë bëja dhe atë që ndodhte dhe arsyeja përse unë kam shkuar të bëj fotografinë ka qenë se në atë kohë ishte janari i 97 dhe unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse përpiqesha të mblidhja firma për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe para se të vinim në këtë moment kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe disa të tjerëve, gjaku i të cilëve ishte komentuar në mediat zyrtare të kohës si bojë.

- Publicitet -

Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën.

Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë si qenër.

Pastaj dal më mori shoqja ime, shkova tek rruga kryesore dhe aty vijnë një veturë ne i dolëm para dhe vjen një person që sot e kësaj dite kam raporte, më shoqëroi për në veturë që kishte dy djem brenda, shoqes time i thashë shko lajmëro se s’dihet çfarë ndodh, çunave i thashë do të ndaloni tek Petrit Kumi që ishte fotografi sepse mendova që çdo gjë mund të ndodhte, e bëra për dëshmi.

Isha shumë i pafuqishëm kisha ethe të ftohtë ata i binin derës i thonin që jam me Edi Ramën, fotografi më pa të gjakosur, kisha ndjesinë që më duhej patjetër një dëshmi, në atë kohë kishim vetëm një gazetë të lirë që publikonte çdo gjë dhe pastaj shkova në spital. Kjo është historia.

Unë skam dashur të jem pjesë e PD-së, pas rreth 30-40 minutash jam larguar nga PD-ja dhe kam ardhur në darkë shkova në qytet studenti dhe arsyeja e largimit është se ishin këta që nga doktori dhe pyetja ime ishte e thjeshtë çfarë bëni këtu se jeni komunistë. I kam thënë Ben Imamit atëherë jo vetëm unë që nuk vij por ai tipi atje do ju hajë të ghjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër. Aty skishte vend as për mua as për njerëz liberale”, tha Rama.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 15 korrik 2026
  • Biznesmeni 71-vjeçar vdes pas rrëzimit nga parashuta
  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

Komentet e Fundit

  1. Kastriot Saliaj Vepra artistike e Todit dote mbetet si nje trashgimi kulturore ne mendjen e publikut shqiptare per breza me radhe on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. K R on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  3. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  4. K R on E dashur Europë…
  5. Shqiptar on E dashur Europë…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?