Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË: Rrëfimi i pazakontë, si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori nuk flet kurrë për të shkuarën e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > INTERVISTË: Rrëfimi i pazakontë, si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori nuk flet kurrë për të shkuarën e tij
HistoriLajmi i fundit

INTERVISTË: Rrëfimi i pazakontë, si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori nuk flet kurrë për të shkuarën e tij

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Ka ndodhur shumë kohë më parë, por ende mbahet mend dhe tregohet nga banorët e malësisë së Pukës. Bëhet fjalë për vrasjen e priftit të fshatit Berishë, nga gjyshi i kryeministrit aktual, Sali Berisha, çka më pas do të sillte edhe largimin e tyre përfundimtar nga kjo zonë dhe vendosjen e tyre në Malësinë e largët të Gjakovës.

Është fakt se banorët e zonave malore të veriut të vendit janë përfshirë shpeshherë në hasmëri të ndryshme që jo rrallëherë kanë zgjatur edhe më tepër se një shekull, por historia e familjes Berisha do të ishte unike.

Kjo për faktin se shënohet e para herë që dikush nga banorët ngre dorë kundër priftit. Kjo do të thotë që edhe pasojat do të ishin më tepër se një vrasje për gjakmarrje, pra një “damkë” që shoqëron familjen e kryeministrit prej më shumë se një shekulli.

- Publicitet -

Ndre P. 67 vjeç, e ka origjinën familjare, pikërisht nga ky fshat, por prej rreth 20 vitesh jeton në kryeqytetin belg, Bruksel. Para disa vitesh ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Fatos Mahmutaj:

Tregon Mahmutaj, publikuar në DITA:

“….Takohemi me të në një bar-kafe në lagjen Uccle ku bashkëbiseduam rreth ngjarjes së vjetër, çka po e botojmë më poshtë. Në marrëveshje me të intervistuarin po ruajmë pjesërisht anonimatin e tij, pasi ai vetë pretendoi se një pjesë e mirë e familjes së tij jeton ende në fshatin e origjinës si dhe në qytetin e Pukës.

Ky rrëfim, bie ndesh edhe me atë që tregon vetë kryeministri, i cili nuk ngurron as të hiperbolizojë shpesh kur tregon për fëmijërinë e tij. Ai flet shumë pak, për të mos thënë fare, për origjinën e tij. Edhe kur i përmend, ai flet sipërfaqësisht, aq sa të jep përshtypjen se fsheh diçka. Ndoshta këtë më poshtë…

Nga është origjina e familjes tuaj?

Nga Berisha e Madhe e Pukës. Por prej shumë vitesh familja ime është zhvendosur nga andej dhe tashmë jetojnë të shpërndarë në disa qytete të mëdha. Një pjesë e fisit tonë ka mbetur ende në fshat dhe jetojnë atje në kushte të vështira, pasi mungon thuajse fare infrastruktura.

Përse mendoni se mungon infrastruktura, kur gjatë fushatës elektorale kryeministri ka pohuar se rrugët janë ndërtuar në çdo fshat të Shqipërisë?

Kryeministri mund të deklarojë çfarë të dojë, por është fakt që në zonën tonë nuk ka investuar. Aq më tepër që edhe origjina e tij është nga ky fshat.

Nga ky fshat? Origjina e Berishës dihet që është nga fshati Viçidol i Tropojës.

Kjo është e vërtetë vetëm për kryeministrin Sali Berisha, ndërsa babai i tij ka lindur në Berishë të Pukës. Saktësisht nuk e di vitin, por sipas asaj që tregohet ende në fshatin tonë, ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, pra rreth 100 vjet më parë. Gjyshi i Berishës ka vrarë priftin e fshatit dhe për këtë shkak është përzënë që andej dhe është vendosur në Viçidol të Tropojës.

Përse janë përzënë, dhe nuk është zbatuar kanuni me vrasje siç ndodh rëndom në malësi?

Sipas asaj që tregohet në kohën që ka ndodhur krimi, Shqipëria ishte përfshirë në shumë rrëmuja që kishin të bënin me vitet e para të shtetit dhe kohën e turbullt para luftës së parë botërore. Por duke mos pasur zgjidhje tjetër banorët e fshatit, pasi e gjykuan rastin në bazë të Kanunit vendosën që familja e vrasësit të shkishërohej dhe pastaj të përziheshin nga fshati. Ky është fakti që pjesa e mbetur e fisit Berisha në Pukë i përkasin besimit katolik, ndërsa familja e kryeministrit besimit musliman. Pra në fisin e tyre gjysmat janë katolikë dhe gjysmat muslimanë.

A mban lidhje kryeministri Berisha me kushërinjtë e tij nga Berisha e Pukës?

Po, besoj se po. Kjo për faktin se disa prej tyre i ka shpërblyer duke iu ofruar poste të ulëta apo disa vende pune modeste. Por fshati ka mbetur një nga më të varfrit në zonën e Pukës.

Të rikthehemi edhe njëherë tek përzënia, çfarë pasojash të tjera patën ata?

Fisi i tyre ka qenë i madh dhe i fortë, çka siç duket ndikoi edhe mos ekzekutimin e gjyshit të Berishës, por u mjaftuan me përzënie. Fundoja nuk kishin çfarë t’i bënin zemërimit të fshatit, pasi e kishin prekur atje ku nuk mund të shfajësoheshin, aq më tepër që prifti mbante me bukë gjithë njerëzit, përfshi edhe familjen e vrasësit. Sipas asaj që tregohet, hipotezohet se shkak për krimin ishte fakti se prifti e kishte kapur vrasësin duke vjedhur në pronat e kishës. Përzënia ishte më e pakta që mund t’iu bëhej si dënim dhe shpagim njëkohësisht. Kështu që ata kaluan Drinin dhe u vendosën në fshatin Viçidol të malësisë së Gjakovës. Pas kësaj historia e familjes Berisha është e njohur…”

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?