Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregulla të reja në BE për gjigandët e online si Google & Co!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregulla të reja në BE për gjigandët e online si Google & Co!
AktualitetBoteTeknologji

Rregulla të reja në BE për gjigandët e online si Google & Co!

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Gjashtë muaj kohë u mbetet koncerneve të mëdha të teknologjisë për t’ia përshtatur BE-së modelet e tyre të biznesit. BE do të pengojë, që gjigantët e online të vazhdojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre në treg.

Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe koncernin amë të Facebook-ut Meta. Këto ndodhen në një listë të publikuar në Bruksel për gjashtë koncerne interneti, për të cilët duke nisur nga pranvera e ardhshme vlejnë rregulla më të rrepta që janë në favor të përdoruesve. Ndër to bëjnë pjesë edhe Microsoft, shoqëria ombrellë e Google Alphabet dhe koncerni kinez Bytedance, që menaxhon portalin e videove Tiktok.

Komisioni përmend 22 shërbime të këtyre koncerneve që duhet t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta. Ndër to bëjnë pjesë App Store i prodhuesit të iPhone-ve Apple si dhe rrjetet online Facebook dhe Istagram të koncernit Meta. Të prekura janë edhe Google me platformën për video YouTube, browseri i tij Chrome si dhe shërbimi i hartave dhe navigimit Maps.

- Publicitet -

BE do të kufizojë pushtetin e koncerneve në treg

Në mars 2024 hyn në fuqi ligji për tregjet dijitale (Digital Markets Act – DMA). BE me këtë do të pengojë, që gjashtë sipërmarrjet nga SHBA dhe Kina të shfrytëzojnë pushtetin në treg. Këta të ashtuquajtur Gatekeeper – mbrojtës të portës – së internetit në të ardhmen duhet të kenë më pak kontroll, se çfarë aplikacionesh janë instaluar përpara në celular. Po ashtu shërbimet messenger duhet të jenë më të ndërveprueshëm. Kjo do të thotë, që përdoruesit fillimisht të mund të dërgojnë mesazhe ose fotografi në aplikacione të ndryshme.

Komisari përgjegjës i BE-së Thierry Breton deklaroi, se rregullat e reja kufizojnë pushtetin ekonomik të gjashtë gjigantëve të internetit dhe u japin më shumë mundësi përzgjedhjeje konsumatorëve. “Po ashtu ne krijojmë mundësi të reja për sipërmarrje më të vogla inovative të teknologjisë”, theksoi politikani francez.

Koncernet e prekura kanë gjashtë muaj kohë, që t’i përshtasin shërbimet e tyre me rregullat e reja, që hyjnë në fuqi nga 6 marsi 2024. Apple deklaroi se do të kundërshtojë. Rregullat e reja të BE-së sjellin “rreziqe për sferën private dhe sigurinë e të dhënave” të përdoruesve, deklaroi kjo sipërmarrje.

Kërcënojnë gjoba të larta

Si Gatekeeper BE përkufizon sipërmarrjet dhe shërbimet me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë dhe më shumë se 10.000 klientë biznesi në vit në BE. Për shkeljen e rregullave të reja koncernet i kërcënojnë gjoba të larta, që mund të arrijnë deri në dhjetë përqind të xhiros dhe deri në 20 përqind në rast të përsëritjes së kundravajtjes.

Ligji për tregjet digjitale është pjesa e dytë e një pakete të madhe ligjore të BE-së. Në fund të gushtit hyri në fuqi ligji për shërbimet digjitale (Digital Services Act – DAS). Në bazë të këtij ligji koncernet e internetit duhet të veprojnë më me forcë kundër informacioneve të rreme dhe duhet të bëjnë transparente algoritmet që qeëdrojnë pas informacioneve të tyre si dhe për reklamat e personalizuara.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?