Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullorja e re si do të funksionojnë klinikat dhe spitalet veterinare në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregullorja e re si do të funksionojnë klinikat dhe spitalet veterinare në vend
AktualitetLajmi i fundit

Rregullorja e re si do të funksionojnë klinikat dhe spitalet veterinare në vend

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

 

Me shpalljen në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, ka hyrë tashmë në fuqi edhe rregullorja e re se si do të funksionojnë klinikat dhe spitalet për shërbimet veterinare në vend. Që të dyja këto struktura janë njësi të shërbimit veterinar privat, që mund të kryejnë veprimtari të praktikës mjekësore veterinare në një territor të caktuar të njësive administrative të vendit tonë, vetëm pasi të kenë licencuar aktivitetin e tyre.

Të drejtën për të punuar në to, e ka çdo mjek veterinar i diplomuar, sipas kërkesave të nenit 108, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të jenë të regjistruar në Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 113/2015, “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”.

- Publicitet -

Në një klinikë veterinare punësohet jo më pak se 1 mjek veterinar, ndërsa në një spital veterinar punësohen jo më pak se 3 mjekë veterinarë.

Një ndër pikat e rëndësishme të parashikuara në këtë rregullore është edhe vendndodhja e klinikës apo spitalit veterinar. Sipas përcaktimeve të bëra, klinika ose spitali veterinar nuk duhet të jetë një ambient shqetësimi për ambientin urban, si dhe në raste të shfaqjes së një infeksioni të rrezikshëm, në ambientet e lokaleve ose në kafshët e trajtuara, sëmundja të jetë lehtësisht e izolueshme. Ambienti i klinikës ose të spitalit veterinar përveç garantimit të funksionimit normal, duhet të plotësojë kushtet higjieno-sanitare, për mospërhapjen e infeksioneve, izolimin e kafshëve me rrezikshmëri të lartë sipas kushteve të përcaktuara.

Detyrimet e mjekut veteriner privat në klinikën ose në spitalin veterinar:

Mjeku veteriner në klinikën ose spitalin veterinar kryen aktivitetin e tij në zbatim të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të ligjit nr. 113/2015, “Për urdhrin profesional të mjekut veteriner”, dhe të gjitha akteve të tjera nënligjore që dalin në zbatim të tyre.

Mjeku veteriner dhe personeli që punon në klinikën ose spitalin veterinar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë në klinikë ose spital veterinar duhet: të respektojë kushtet e higjienës së pastër dhe të pranueshme për pronarin e kafshëve, duke shërbyer me përparëse apo me uniformë pune, në ambientin ku kryen veprimtarinë.

Duhet të zbatojë udhëzimet e shërbimit veterinar për profilaksinë, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të tjera në shkallë të gjerë.

Duhet t’u shërbejë në kohë, me etikë profesionale kërkesave të pronarit të kafshës, në çdo rast, pavarësisht rezultatit të mjekimit.

Duhet të garantojë nëpërmjet pajisjeve/mjeteve të posaçme sigurimin e kafshës, të personelit dhe të vetes, gjatë kryerjes së trajtimit të kafshëve në klinikë ose në spitalin veterinar.

Duhet të njoftojë mjekun veteriner zyrtar, të shërbimit veterinar rajonal më të afërt, për sëmundjet infektive që paraqesin rrezik për kafshët, si dhe për sëmundjet që transmetohen te njerëzit dhe anasjelltas (zoonozat) menjëherë nëpërmjet formularit të raportimit të sëmundjeve;.

Duhet t’i shpjegojë pronarit të kafshës prognozën e mundshme të sëmundjes; në raste agonie ose në raste patologjie të veçanta pa shpresë shërimi, mjeku veteriner, pasi i shpjegon pronarit gjendjen e pashpresë të kafshës dhe mbasi merr lejen prej tij aplikon aktin eutanazik me produkte mjekësore veterinare të autorizuara për këtë qëllim; mbas kryerjes së kësaj procedure përpilon dokumentin përkatës, një kopje e të cilit i jepet pronarit.

Me kërkesë të pronarit duhet të të aplikojnë vaksinimet për sëmundjet infektive, që nuk përfshihen në programet e profilaksisë veterinare, si dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës veterinar për çdo produkt mjekësor veterinar të aplikuar, për çdo lloj kafshe për vaksinimet e kryera, dehelmetizimet apo trajtime të ndryshme me medikamente, si dhe të gjitha masat e tjera që ka aplikuar.

Duhet të mbajë kartelë individuale të kafshës, që i nënshtrohen trajtimit prej tij, në të cilën regjistrohen të dhënat e identifikimit dhe trajtimit të kryer, si dhe të kryejë kontrollin, pas ngordhjes së kafshëve, në rastet kur lejohet nga rregulloret përkatëse, të marrë mostra dhe t’i dërgojë në laboratorin veterinar për analiza për konfirmimin e diagnozës, si dhe të njoftojë pronarin ose kujdestarin e kafshëve të prodhimit për kohën e pezullimit, ose për efektet shëndetësore të ushqimeve të medikuara të kafshëve.

T’i dërgojë, çdo muaj, shërbimit veterinar rajonal të dhënat për pasaportat mjekësore veterinare, të lëshuara për kafshët e shoqërimit, të regjistruara, t’i dorëzojë veterinerit zyrtar ose inspektorit veterinar, me kërkesën e tyre, dokumentacionin e mbajtur në klinikë ose spitalin veterinar, si dhe t’i dorëzojë shërbimit veterinar rajonal një raport për reaksionet e papritura dhe të rënda, të vërejtura në njerëz dhe në kafshë pas përdorimit të PMV-ve. Të lëshojë receta dhe të respektojë kërkesat për përdorimin e produkteve hormonale, betaagonistëve dhe tireostatikëve ose PMV-ve dhe të lëndëve të tjera, për qëllime mjekësore dhe zooteknike, në kafshët e prodhimit, sipas legjislacionit në fuqi, etj.

 

p.k

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?