Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë
AktualitetEkonomi

Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në qershor 2025, duke përbërë 40% të totalit të punësimeve të sektorit për 6 mujorin.

Nga viti 2015 deri në muajin qershor 2025, sektori i ndërtimit rezulton se ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në nivel kombëtar.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të DPT në vitin 2024 në këtë sektor ishin të punësuar 61,2 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre është rritur 6%.  Në raport me 2015 numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit u rrit.

Ndër vite Tirana ka qenë lokomotiva kryesore e këtij zgjerimi. Në 2024 të punësuar në ndërtim në Tiranë ishin 23,4 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre u rrit rreth 8%. Ndërsa krahasuar me 2015 numrin i tyre në 2024 u rrit 55%.

Kjo tendencë përkon me bum-in e projekteve të mëdha urbane, veçanërisht ndërtimin e kullave të larta, qendrave të biznesit, ndërtesave rezidenciale dhe objekteve multifunksionale në zonat qendrore dhe periferike të Tiranës.

Ekspertët shpjegojnë se kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e kërkesës për apartamente dhe zyra në Tiranë, si dhe me investimet publike në infrastrukturë. Po ashtu, një pjesë e rritjes së punësimit ka ardhur nga zhvendosja e fuqisë punëtore nga sektorë të tjerë drejt ndërtimit, për shkak të pagave më konkurruese dhe nevojës së lartë për krah pune, por edhe të punësimeve të të huajve veçanërisht shtetasit turq

Rritja e vazhdueshme e të punësuarve në sektorin e ndërtimit vjen në një kohë kur sektori përballet me sfida të tjera, si mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe ndikimet nga ekonomia informale.

Tatimet kanë parashikuar që në muajin tetor të nisin edhe planin operacional për sektorin e ndërtimit, ku në fokus do të jetë edhe praktika e përdorimit të kleringut. Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit. Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?