Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qarqet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qarqet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore
Ekonomi

Qarqet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri risku më i lartë i fatkeqësive lidhet me çarjet e digave, përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërkimet biologjie si ishte rasti nga pandemia e covid-19.

Ndërkaq, referuar raportit të vlerësimit të riskut specifik nga rreziku i përmbytjeve janë 4 qarqe të cilët konsiderohen se kanë nivel jashtëzakonisht të lartë me risk ekstrem nga përmbytjet. Ku përkatësisht është Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Por pasohet nga Durrësi, më pas Elbasani, Gjirokastra Lezha dhe Tirana me një nivel mesatar.

Përsa i përket riskut të rrëshqitjeve të tokës, Shqipëria është një vend malor dhe një pjesë e konsiderueshme e vendit është e ekspozuar ndaj riskut nga rrëshqitjet e tokës. Ajo që duhet nënvizuar mbetet fakti që në dekadat e fundit, disa rrëshqitje të tokës, kanë pasur lidhje me aktivitetin e ndërtimit, kryesisht të hidrocentraleve dhe autostradave të reja.

- Publicitet -

Kështu, risku më i lartë nga rrëshqitjet e tokës është regjistruar në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në nivel mesatar risku janë vlerësuar qarqet Berat, Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Por si është vlerësuar risku i zjarreve masive?

Në shumë vite, kryesisht zonat pyjore në Shqipëri janë nën shënjestrën e zjarreve duke u bërë faktori i dytë më i rëndësishëm i humbjes së siparfaqeve pyjore në Shqipëri. Por nga ana tjetër, zjarret masive përbëjnë një risk në rritje ndaj vendbanimeve njerëzore.

Ndërkaq qarku i Shkodrës kryeson në nivelin më të lartë të riskut nga zjarret masive, ndërsa Durrësi, Fieri, Lezha, Tirana dhe Vlora kanë një tendencë të rritjes së riskut nga mesatar në nivel të lartë.

Në të gjithë territorin e vendit egziston një risk i lartë sizmik, por qarqet që kryesojnë te kenë risk më të lartë është qarku i Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, ndersa Elbasani dhe Fieri kanë nivele në rritje.

Për t’u ndalur në riskun teknologjik më i lartë është regjistruar në qarqet me potencial më të lartë ekonomik, përfshirë Durrësin, Fierin, Tiranën dhe Vlorën. Ndërsa në riskun biologjin ku mund të rezultojnë në emergjenca dhe fatkeqësi, kryeqyteti kryeson në nivelin më të riskuar ndërsa në qarqet e tjera është pikëzim relativ i shpqendarë në mënyrë të njëtrajtshme.

Ndërsa në nivelin më të lartë të riskut të ortekëve në Shqipëri kryesojnë zonat malore Korça, Kukësi e më pak Elbasani.

Por ajo që duhet theksuar mbetet edhe risku i çarjes së digave. E për rrjedhojë riskun më të lartë të çarjes së digave për prodhim energjie e ka qarku i Shkodrës ndërsa përsa i përket riskut të lartë të çarjes së digave bujqësore e ka qarku i Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi! Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro nuk janë shpenzim, por investim
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik, si po paracaktohen fituesit
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?