Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten kostot e jetesës, largohen nga Shqipëria pensionistët e huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rriten kostot e jetesës, largohen nga Shqipëria pensionistët e huaj
EkonomiLajmi i fundit

Rriten kostot e jetesës, largohen nga Shqipëria pensionistët e huaj

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar. Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në krahasim me vitin 2023.

Ndonëse numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi është rritur (nga 21,460 në 2023 në 21,940 vitin e kaluar), grup-mosha mbi 60 vjeç është tkurrur si në numër, ashtu edhe në përqindje.

Ulja e këtij grupi lidhet lëvizjen e pensionistëve të huaj drejt vendeve të tjera me kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata ose me kosto më të ulët të jetesës.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë se profili i migracionit drejt Shqipërisë po bëhet më aktiv dhe më i ri në moshë, me rënie të komponentit “rezidencë e përhershme pas pensionit”.

Në grup-moshën deri në 19 vjeç, numri është rritur pak nga 1,891 në 2023 në 1,947 persona në 2024 persona çka përbën rreth 9% të totalit të emigrantëve në vendin tonë. Kjo kategori përfshin kryesisht fëmijë dhe të rinj që jetojnë në Shqipëri si pjesë e familjeve të huaja ose të prindërve që punojnë në vend. Pesha e qëndrueshme e këtij grupi tregon se flukset familjare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.

Grup-mosha 20–29 vjeç është rritur më shumë se çdo kategori tjetër, nga 3,811 persona në 2023 në 4,356 persona në 2024, ose 14%, duke zënë 20% të totalit të personave të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Kjo tregon një zgjerim të ndjeshëm të prurjeve të të rinjve, apo punonjës sezonalë apo studentë që po e shohin Shqipërinë si destinacion për studime, punë etj.

Në grup-moshën 30–39 vjeç vihet re gjithashtu një rritje e fortë vjetore me 11.7% me një numër total 5,395 persona në 2024. Kjo grup-moshë zuri 24% të totalit të emigrantëve. Kjo moshë përfaqëson kryesisht njerëz aktivë në tregun e punës, profesionistë që vendosen për periudha të mesme ose afatgjata për arsye ekonomike. Rritja e kësaj grupmoshe tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj në moshë pune, të cilët e shohin vendin si një hapësirë me mundësi punësimi ose investimi.

Në kategorinë 40–49 vjeç, numri i të huajve arriti në 4,283 persona në 2024 me zgjerim 10%. Edhe kjo grup-moshë përfshin individë aktivë profesionalisht, shpesh me përvojë të konsiderueshme, që mund të punojnë në sektorë si ndërtimi, energjia apo shërbimet financiare. Grup-mosha 50–59 vjeç ka shënuar një rënie me 15%, çka tregon se të huajt e kësaj moshe nuk zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, ndoshta për shkak të moshës afër daljes në pension.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. shkodran on Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
  2. Em on Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
  3. Gani USA on Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
  4. Qelbur peshku nga koka on Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
  5. Vlora 97 on Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?