Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rritet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore!
BoteKryesore

Rritet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore!

Published: October 7, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kritikuan ashpër njoftimin se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore.

“Një vendim i tillë nga një vend nënshkrues rrezikon pa nevojë normat globale kundër provave bërthamore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ligjvënësit rusë do të shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga Traktati për Ndalimin e Provave Bërthamore, tha të premten kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus.

- Publicitet -

Deklarata e ligvënësit Vyacheslav Volodin erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të konsiderojë tërheqjen nga traktati ndërkombëtar, pasi Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e ratifikuan atë.

“Kjo është në përputhje me interesat tona kombëtare”, tha ligjvënësi Volodin. “Dhe kjo do të vijë si një përgjigje e duhur ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat ende nuk e kanë ratifikuar traktatin.

Traktati i vitit 1996, që ndalon “të gjitha shpërthimet bërthamore ose provat e tjera bërthamore” në të gjithë botën është nënshkruar nga 187 vende, por Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera nuk e kanë ratifikuar atë.

“Do të ishte shqetësuese dhe për të ardhur keq nëse një vend nënshkrues do të shqyrtonte tërheqjen nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Provave Bërthamore”, tha në një deklaratë Robert Floyd, kryetar i komisionit që mbështet zbatimin traktatit.

Ka shqetësime të përhapura se Rusia mund të rifillojë provat bërthamore në përpjekje për të nxitur Perëndimin të heqë dorë nga vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Volodin tha se ligjvënësit do të diskutojnë rreth tërheqjes nga traktati bërthamor në takimin e ardhshëm të këshillit të ligjvënësve mbi përcaktimin e axhendës të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

“Uashingtoni dhe Brukseli kanë nisur një luftë kundër vendit tonë”, tha ligjvënsëi Volodin. “Sfidat e sotme kërkojnë vendime të reja.”

I pyetur të premten nëse tërheqja nga traktatit do të çonte në rifillimin e provave bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “kjo nuk do të jetë një deklaratë mbi qëllimin për të rifilluar provat bërthamore”.

Duke folur të enjten në një forum me ekspertë të çështjeve të jashtme, Presidenti rus Putin tha se ndërsa disa ekspertë kanë folur për nevojën e kryerjes së provave bërthamore, ai ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.

“Unë nuk jam gati të them ende nëse është e nevojshme që ne të bëjmë prova bërthamore apo jo”, tha ai.

Ndërkohë, një djalë 10 vjeçar dhe gjyshja e tij humbën jetën të premten në Ukrainë nga një sulm rus me raketa. Kjo ndodhi një ditë pasi një sulm tjetër me raketa në rajonin e Kharkivit mori jetën e të paktën 52 civilëve, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës gjatë muajve të fundit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dërguar një ekip për të hetuar rastin. Moska hodhi poshtë akuzat se kishte ndërmarrë sulmin.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë
  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje
  • Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Komentet e Fundit

  1. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  2. 1 on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  3. 1 on Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  4. Llogo on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
  5. Llogaritar jam akoma on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?