Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie në vitin 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie në vitin 2024
AktualitetEkonomi

Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie në vitin 2024

Published: January 9, 2025
Shpërndaje

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje (shiko grafikun e më poshtë). Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024 numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të personave që humbasin vendin e punës. Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave që kanë humbur punën u rrit ne vitin e kaluar, ndërkohë që INSTAT nuk ka publikuar treguesit zyrtar të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024 për shkak të ndërlidhjes së kampionit të Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e Censit 2023.

- Publicitet -

Tregues të tjerë zyrtare si (PBB) tregojnë se sektori i industrisë është në vështirësi dhe dy vitet e fundit po përballet me falimente të bizneseve të vogla dhe të mesme si rrjedhojë e humbjeve që ka krijuar kursi i këmbimit në të ardhurat e tyre. Burimet nga Shoqata Pro-eksport pohojnë se së paku 10 mijë punonjës të fabrikave të prodhimit të tekstilit dhe këpucëve kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar. Shumë prej tyre janë integruar në sektorë të tjerë, ose janë përfshirë në programet e mbështetjes sociale (pagesa e papunësisë).

Të ardhura nga papunësia i përfitojnë personat, të cilët kanë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore. Për përfituar pagesën ato duhet të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit. Çdo përfitues paguhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore derdhur nga punëdhënësi. Për 3 muaj përfitim duhen të paktën 12 muaj kontribute të sigurimeve shoqërore. Për 9 muaj përfitim duhen së paku 5 vjet kontribute të sigurimeve shoqërore. Ndërsa për 12 muaj përfitim duhen mbi 10 vjet gjithsej kontribute të sigurimeve shoqërore.

Zakonisht pagesa mujore e papunësisë aplikohet sa 50% e pagës minimale zyrtare, që aktualisht është 20 mijë lekë. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë rekomanduar një mbështetje me të fortë financiare për punonjësit që humbasin punën. Tregu i punës po kalon në një tranzicion të fortë me rritje të kërkesës në disa sektorë, sidomos ata që lidhen me turizmin dhe ndërtimin dhe nga ana tjetër ka një rritje të papunësisë në sektorët e industrisë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  • BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  • Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Veliajt ndaj prokurorit Dado
  • Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
  • Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Komentet e Fundit

  1. K R on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  2. vlora on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Detari on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  4. demo on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  5. Kokpalari 21 janarit on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?