Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave, Ibrahimaj: Nuk ka ndryshim në përllogaritje, vonesat çështje procedurash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e pagave, Ibrahimaj: Nuk ka ndryshim në përllogaritje, vonesat çështje procedurash
AktualitetEkonomi

Rritja e pagave, Ibrahimaj: Nuk ka ndryshim në përllogaritje, vonesat çështje procedurash

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje në lidhje me vonesat që po ndodhin për rritjen e pagave.

Ibrahimi ka hedhur poshtë përllogaritjen e kofiçentëve dhe është shprehur se vonesa ka ndodhur për shkak të përllogaritjeve që do të bëhet në lidhje me pagesën e punonjësve në 200 institucione për të mos bërë gabime.

“Edhe për të sqaruar këtë element ne gjykuam se duhet që të dilja në një konferencë për shtyp. Ju duhet të kuptoni se janë mbi 200 institucione publike që përfitojnë nga rritja e pagës dhe kjo duhet që të bëhet zbardhje vendimit në lidhje me këtë. Që bëhet me klasën e pagës me përfituesit dhe ne në Këshillit e ministrave ne vendosëm që në maj pagat të jepeshin si të kaluarën në mënyrë që të merrnim kohë dhe të mos bënim gabime. Udhëzimi është në prag të përfundimit dhe është e përcaktuar sesi shtesat do të përcaktohen, dhe kjo shtesë të futet në mënyrë që të mos merren gjoba. Nuk ka asnjë ndryshim në koficentët e përcaktuar për rritjen e pagës dhe për futjen ne fuqi, ana buxhetore është e njëjtë ku paga do të rriten në dy shkallë e para do të ndodhë gjatë këtij muaji dhe pjesa tjetër vitin tjetër”, ka thënë ministrja.

- Publicitet -

Gjithashtu ajo ka shprehur se shtesat në paga do të aplikohen këtë muaj, ndërsa sa i përket sektorit të arsimit, sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse, VKM e reja për rritjen e pagave janë miratuar në kohë dhe tashmë ato po marrin pagat e reja.

Ndër të tjera, ajo i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lodhje me përllogaritjen gabim që stafi i ministrisë së Financave mund të kishte bërë me pagën e sistemit gjyqësor, ku prokuroria e Përgjithshme ka theksuar se nuk kanë marrë buxhetin e duhur, ku ka theksuar se asnjë institucion nuk është në krizë financiare.

Ministrja është shprehur se një situatë e tillë nuk është për shkak të përllogaritjes së ekspertëve por për shkaqe ligjore.

“Para se të paragjykohet stafi i ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë duhet që të bëhet një analizë në lidhje me vërtetësinë e akuzave, historia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket llogaritjes së pagave për magjistratët dhe jo vetëm për Prokurorinë e Përgjithshme, është një histori e nisur prej dy vitesh dhe është një proces ligjor që ka pasur debate. Ne nuk kemi shkaktuar asnjë krizë financiare në asnjë institucion të pavarur buxheti i shtetit funksionon me ligje dhe sapo të ketë një ndryshim në këtë ligj di të marrim masa për zbatimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Në bazë të Gjykatës Kushtetuese qeveria ka propozuar një normë të re ligjore në lidhje me pagat për magjistratët. Vendimi i gjykatës Kushtetuese kërkonte hartimin e një norme të re ligjore për pagat dhe nuk ka pasur keq llogaritje nga ana e ekspertëve”, ka thënë ajo ndër të tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?