Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave, Rama: Ia kemi dalë falë dixhitalizimit të shërbimeve, majën historike e kapim në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rritja e pagave, Rama: Ia kemi dalë falë dixhitalizimit të shërbimeve, majën historike e kapim në 2024
KryesorePolitike

Rritja e pagave, Rama: Ia kemi dalë falë dixhitalizimit të shërbimeve, majën historike e kapim në 2024

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e përshkruan si një përpjekje të gjatë rritjen e pagave, të cilën premtoi se do ta bëjë gradualisht në dy vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se dixhitalizimi i një sërë shërbimesh kanë bërë që të ulet korrupsioni në tërësi, të forcohet shteti dhe të krijohet mundësia për të bërë rritje pagash.

Ai përsërit se në vitin 2024 do të arrijë majën historike, duke e çuar pagën mesatare në 900 euro, falë rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale si dhe lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin.

- Publicitet -

Postimi i Ramës:

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

Në fund të marsit, kreu i qeverisë lajmëroi se do të jepte një shpërblim prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe nisi premtimet për rritjen e pagave në dy vitet e ardhshme. Ai tha se paga minimale synohet të shkojë në 500 mijë lekë të vjetra deri në fund të vitit 2024, ndërkohë që nuk ka munduar rritja e rrogave për të gjithë sektorët. Mjekësia, siguria, arsimi, punonjësit e kryeministrisë, madje edhe vetë Presidenti i vendi u gjend përballë një zotimi për rritje rroge. Por, Rama nuk është ndalur vetëm në pagat që kontrollon qeveria.

Ai ka paralajmëruar edhe privatin, duke shtuar se çdo kompani që nuk rrit rrogat do të privohet nga një sërë shërbimesh, madje edhe duke rrezikuar të mos futet fare në garë për tënderat. Referuar kritiakve duke qenë se këto premtime bëhen vetëm 50 ditë larg zgjedhjeve lokale, kreu i qeverisë është justifikuar duke thënë se një ‘kinezeri partish’, siç e quan ai Kodin Zgjedhor, nuk mund të bëjë që njerëzit të kenë më pak para në shtëpi në mes të kësaj krize globale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?