Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Hëngrëm darkë, më ftoi McGonigal”, Rama sqaron 14 herët ku përmendet në akt-akuzën e FBI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Hëngrëm darkë, më ftoi McGonigal”, Rama sqaron 14 herët ku përmendet në akt-akuzën e FBI
KryesorePolitike

“Hëngrëm darkë, më ftoi McGonigal”, Rama sqaron 14 herët ku përmendet në akt-akuzën e FBI

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur përgjigjen e tij për opozitën në Kuvend, duke sqaruar pse përmendet 14 herë në aktakuzën e FBI.

Rama tha se 14 herët kur është përmendur janë të sakta, por në këto episode nuk ka asnjë krim apo kompromentim.

Rama tha se informacioni i dhënë në akt-akuzë është i saktë, por ajo që thotë opozita nuk është e saktë.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Ramës:

Tani po rikthehem tek personi A.B.C. Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por çfarë thuhej.

Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë. E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë. 

Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt. 

Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse.

Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?

Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhet vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime

Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë. Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet. Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi? Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar.

Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë. Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi?

Hera e 8, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë. Ku është krimi dhe kompromentimi? Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Çarli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon Kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra false.

Po e vërtetë është hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës. Herë e 10-të! Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, pra këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im?! Se i raportoi apo nuk i raportoi ai i qendrës nëse më takoi apo jo mua.

Hera 13 pika, 58, nuk e di kush është politikani Kosovar, por jam takuar. Bëhet fjalë për taki, po 4 herë, mund ta kisha takuar edhe më shumë se 4. Ku është krimi ?

Hera 14 dhe e fundit, Po e kam takuar, ka ardhur personi B në Shqipëri edhe e kam takuar. Po përtej takimeve ku asgjë e hatashme, as ka ndodhur e as shkruhet në aktakuzë, ajo nuk thotë asgjë zero, as për mua as për qeverinë shqiptare, as për shtetin shqiptar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?