Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia akuzon për terrorizëm katër të dyshuarit për sulmin në Moskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia akuzon për terrorizëm katër të dyshuarit për sulmin në Moskë
Bote

Rusia akuzon për terrorizëm katër të dyshuarit për sulmin në Moskë

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Një gjykatë në Moskë caktoi masën e paraburgimit për 4 të dyshurit ndaj cilëve janë ngritur akuzat për terrorizëm lidhur me sulmin në një sallë koncertesh në kryeqytetin rus ku mbetën të vrarë të paktën 137 persona.

Katë të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri në 22 maj.

Gjykata e Moskës përmes një postimi në rrjetin Telegram i identifikoi ata si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Mukhammadsobir Faizov.

- Publicitet -

Dy prej tyre, Mirzoyev dhe Rachabalizoda pranuan fajësinë. Sipas mediave ruse, të 4 të dyshuarit ishin shtetas të ish republikës sovjetike të Taxhikistanit dhe banonin në Rusi.

Agjencia e lajmeve Associated Press tha se 4 të dyshuarit u shfaqën në gjykatë me shenja të rënda dhune. Një prej tyre dukej se nuk ishte i vetëdijshëm gjatë seancës së të dielës.

Mediat ruse raportuan se 4 burrat u torturuan gjatë marrjes së pyetje nga shërbimet sekrete dhe se tre prej tyre Mirzoyev, Rachabalizoda dhe Fariduni kishin shenja të goditjeve të forta, përfshirë enjtje dhe mavijosje të fytyrës.

Saidakrami Rachabalizoda kishte një vesh të fashuar. Mediat ruse thanë të shtunën se njërit prej të dyshuarve, i prenë veshin gjatë marrjes në pyetje.Agjencia e lajmeve Associated Press nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë njoftim.

Zyrtarisht autoritetet i kanë akuzuar 4 të dyshuarit se kanë kryer një sulm terrorist në grup. Për akuzat parashikohet dënim deri në burg të përjetshëm.Seanca për caktimin e masës së sigurisë të dielën u mbajt ndërsa Rusia ishte në zi kombëtare për 137 personat që u vranë me armë automatike gjatë një koncerti pranë Moskës.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së premtes.

Presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur të lidhë sulmin me Ukrainën dhe ka ngritur pretendimet se sulmuesit u kapën ndërsa po përpiqeshin të iknin drejt Ukrainës. Ukraina ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në sulm.Të dielën, njerëzit vendosën lule në sallën e koncerteve pranë Moskës, ku katër burra të armatosur hynë të premten dhe qëlluan me breshëri ndaj civilëve të tmerruar.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në territorin rus që nga rrethimi i një shkollë në Beslan në vitin 2004, kur militantët islamikë morën peng më shumë se 1000 vetë, përfshirë qindra fëmijë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?