Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia mban zi për viktimat e sulmit pranë Moskës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia mban zi për viktimat e sulmit pranë Moskës
AktualitetBote

Rusia mban zi për viktimat e sulmit pranë Moskës

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Rusia uli të dielën flamujt në gjysmështizë në një ditë zie për dhjetëra personat që u vranë me armë automatike gjatë një koncerti rock pranë Moskës në sulmin më vdekjeprurës brenda Rusisë prej dy dekadash.

Presidenti Vladimir Putin shpalli një ditë zie kombëtare dhe u zotua të gjejë dhe ndëshkojë të gjithë ata që qëndrojnë pas sulmit, në të cilin u vranë 137 persona, përfshirë tre fëmijë dhe më shumë se 150 vetë u plagosën.

“U shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta të gjithëve atyre që humbën të dashurit e tyre,” tha presidenti Putin në një fjalim drejtuar kombit të shtunën, komentet e tij të para publike për sulmin.

- Publicitet -

“I gjithë vendi dhe i gjithë populli ynë ndjen dhimbje krah jush“, tha ai.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së premtes, por presidenti rus nuk e ka përmendur publikisht grupin militant islamik në lidhje me autorët e sulmit, të cilët ai tha se ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë.

Ai pretendoi se persona nga “pala ukrainase” ishin përgatitur për t’i ndihmuar ata të iknin përmes kufirit. Ukraina ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo rol në sulm, për të cilin zoti Putin fajësoi gjithashtu “terrorizmin ndërkombëtar”.

Njerëzit vendosën lule në sallën e koncerteve pranë Moskës, ku katër burra të armatosur hynë të premten dhe qëlluan me breshëri ndaj civilëve të tmerruar.

Ishte sulmi më vdekjeprurës në territorin rus që nga rrethimi i një shkollë në Beslan në vitin 2004, kur militantët islamikë morën peng më shumë se 1000 vetë, përfshirë qindra fëmijë.

Vendet në mbarë botën kanë dërguar ngushëllime për popullin rus.

Presidenti Putin tha se 11 persona janë arrestuar, përfshirë katër persona të armatosur, të cilët u larguan nga salla e koncerteve dhe u nisën për në rajonin Bryansk, rreth 340 km në jugperëndim të Moskës.

Të dyshuarit janë dërguar në Moskë dhe sipas mediave lokale mund të paraqiten në gjykatë më vonë gjatë ditës.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?