Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa e dëmshme mund të jetë teprica e kalciumit në gjak?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa e dëmshme mund të jetë teprica e kalciumit në gjak?
AktualitetLifestyleShendetesi

Sa e dëmshme mund të jetë teprica e kalciumit në gjak?

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

 

Jo vetëm mungesa, por edhe niveli i lartë i kalciumit në gjak bëhet shkak për probleme të shumta shëndetësore. E njohur ndryshe si “Hyperkalcemia”, kjo është një gjendje në të cilën organizmi ka vlera të kalciumit në gjak, më shumë sesa vlerat e lejueshme. Vlerat e lejuara llogariten midis 9 dhe 10.5 mg/dl, ose e shprehur në një sistem tjetër referimi midis 2.2 dhe 2.6 mmol/L. Kalciumi kryen funksione të rëndësishme për organizmin dhe kur nivelet e tij në gjak, janë më të larta se ç’duhet të jenë, atëherë vështirësohet edhe puna e tij.

Nëse hyperkalcemia është e butë mund të mos kemi prezantim klinik, nëse ajo thellohet, të parat që vuajnë janë veshkat. Konkretisht kemi dhimbje mesi në nivel të veshkave, urinim të shpeshtë, ndjenjën e etjes, dhimbje barku, ulje të oreksit, të përziera, të vjella, kapsllëk. Më tej, nivelet e larta të kalciumit mund të shkaktojnë probleme të kockave si dhimbje, përkulje të supeve, të shpinës, fraktura. Po ashtu këto gjendje mund të shoqërohen edhe me simptoma psikologjike si depresion, dobësim të kujtesës dhe nervozizëm. Hyperkalcemia konsiderohet urgjencë mjekësore kur pacientët janë të prekur nga një lloj kanceri. Rastet e rënda mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka, pamjaftueshmërinë e punës së veshkave (insuficienca renale).

- Publicitet -

Nivelet e kalciumit maten nëpërmjet testeve specifike të gjakut. Pasi gjenden nivele të larta të tij mjeku kërkon ekzaminime të tjera për të gjetur shkakun e hyperkalcemisë. Duke trajtuar shkakun bëjmë trajtimin e duhur të hyperkalcemisë. Prandaj ky është një moment që i takon vetëm mjekut, çka do të thotë se duhet të hiqni dorë nga praktika e gabuar e marrjes së kalciumit nëpër farmaci, pa verifikuar më parë nëpërmjet testeve përkatëse gjendjen reale të kalciumit në gjak.

Një ndër këshillat që rekomandojnë bluzat e bardha për përkujdesjen që duhet të keni, është ajo e përdorimit të sa më shumë ujë dhe lëngjeve në jetën e përditshme, për të parandaluar formimin e gurëve në veshka. Sigurisht që sasia e lëngjeve duhet të jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës. Pra pini shpesh dhe nga pak deri në 2-3 litra në ditë për të siguruar një punë të rregullt të veshkave. Pirja e duhanit gjithashtu luan rol në nivelet e larta të kalciumit në gjak. Prandaj duke mos pirë duhan keni vetëm përfitime shëndetësore. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të shumëllojshme, duke i kushtuar më shumë rëndësi proteinave bimore se sa atyre shtazore. Pra përdorni sa më shumë perime dhe fruta të freskëta. Kryeni aktivitet fizik në raport me gjendjen tuaj shëndetësore për të mbajtur në tonusin e duhur sistemin muskulo-skeletik.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?