Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Mbërrijnë në Tiranë pjesëmarrësit e Samitit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart, shmangën njëri-tjetrin pak ditë më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: Mbërrijnë në Tiranë pjesëmarrësit e Samitit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart, shmangën njëri-tjetrin pak ditë më parë
KryesorePolitike

VIDEO: Mbërrijnë në Tiranë pjesëmarrësit e Samitit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart, shmangën njëri-tjetrin pak ditë më parë

Published 16 Tetor, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Gjithçka është gati, ka nisur mbërritja e lidërve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit, të cilët po priten nga vetë kryeministri Edi Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa mbërriti sot edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

- Publicitet -

Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë në vizitën e parë zyrtare.

Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Rama teksa është duke mirëpritur liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka takuar edhe Albin Kurtin.

Marrëdhëniet e dy liderëve kanë qenë dukshëm të tensionuara pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të kreut të qeverisë shqiptare lidhur me rastin.

Rama i ka zgjatur dorën Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për fotografët para se Kurti të hynte në godinë.

Kujtojmë se para pak ditësh, gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit, Rama dhe Kurti ndoqën sfidën në stadiumin “Air Albania”, por pa u takuar me njëri-tjetrin.

j.l./ dita

J L 16 Tetor, 2023 16 Tetor, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria në Europian, kompanitë e fluturimit u bien çmimeve me “top”: 500 euro bileta
  • Dhjetëra palestinezë raportohen të vrarë në sulmin qendror të Gazës
  • Qeveria miraton amnistinë për 600 të dënuar, kush përfiton
  • Presidenti Putin viziton Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara
  • Operacioni tokësor i Izraelit në Gaza mund të ndryshojë strategji muajin e ardhshëm

Komentet e Fundit

  1. MeteH në Flakët në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për Berishën dhe 5 deputetë (Emrat)
  2. Gezim Kulufi në Kthim në shtëpi!
  3. Ethem Lalaj në Flakët në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për Berishën dhe 5 deputetë (Emrat)
  4. nje qytetar në SHKRESAT: Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Dalin dy dokumente, ja çfarë ndodhi kur “autorizimi” u dha
  5. DRENICA E KUQE në HARTA: Të fundit në rajon në atë që përcakton të ardhmen! Çfarë duhet bërë?
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?