Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz takon Melonin në Berlin: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz takon Melonin në Berlin: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri
AktualitetBotePolitike

Scholz takon Melonin në Berlin: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Scholz dhe Meloni shpresojnë që marrëveshja e migracionit me Shqipërinë të shërbejë si model për të përmbyllur marrëveshje të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë.

Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane. “Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet”, tha Scholz.

- Publicitet -

Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: “Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det”.

Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.

Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një “marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura”.

Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë “maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje  inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta”. Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.

Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjerë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë  refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Gana dhe Nigeria, por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tilla pritjeje.

Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike. Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?