Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seancë maratonë, miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Seancë maratonë, miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil
AktualitetPolitike

Seancë maratonë, miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil

Published: December 5, 2025
Shpërndaje

Pas 14 orësh punime, diskutime, shqyrtime, debate e tensione, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve.

Në nisje të punimeve të seancës, Kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen e paraqitjes së Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.

Ai informoi gjithashtu për kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama mbi ankimin e këtij të fundit në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.kryeministren Belinda Balluku, kërkesë që u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.

- Publicitet -

Po me kaq vota u rrëzua edhe propozimi i deputetit Eno Bozdo për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit që lidhet me përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje.

Pas debatit procedural, Kuvendi vijoi me miratimin e projektligjeve, për të cilat u regjistruan këto rezultate votimi:

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit HannsSeidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”, u miratua me 79 vota pro, 21 abstenim dhe 0 kundër.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”, u miratua me 102 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.

Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 22 kundër.

Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 24 kundër.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.3.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”, u miratua me 101 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Në seancë plenare u miratuan gjithashtu edhe dy projektvendime, më konkretisht;

Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”, u miratua me 78 vota pro, 2 abstenim, 22 kundër. Kuvendi voton pro Adela Xhemalit në këtë funksion.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Lefterie Lleshi Luzi zgjidhet komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat 5-vjeçar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?