Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Seancë me dy raunde për masën ndaj Alda Klosit, çfarë deklaroi ish-zyrtarja e lartë nga spitali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Seancë me dy raunde për masën ndaj Alda Klosit, çfarë deklaroi ish-zyrtarja e lartë nga spitali
KronikeKryesore

VIDEO: Seancë me dy raunde për masën ndaj Alda Klosit, çfarë deklaroi ish-zyrtarja e lartë nga spitali

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

 

Pak orë pas arrestimit të premten në mbrëmje ish zyrtarja Alda Klosi u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo vazhdon të qëndrojë atje, dhe për këtë arsye prokurorja e çështjes dhe gjyqtari, u detyruan sot të shkonin në spital për të verifikuar gjendjen e saj, në prani dhe të avokatit Ilirjan Muho. Vetëm më pas, seanca për masën e sigurisë vijoi në gjykatën e Tiranës, ku u konfirmua masa e arrestit me burg.

Një vendim për të cilin avokati u shpreh i keqardhur pasi sipas tij, “prokuroria e ka bazuar gjithshka në deklarimet e pastrueses Rozeta Dobi”, e arrestuar në 6 janar, së bashku me djalin e saj për vjedhjen e banesës së ish zyrtares. Dobi është shprehur se vjedhja është inskenuar në bashkëpunim me Klosi dhe se të gjitha paratë e gjetura në shtëpinë e saj janë të zonjës Klosi.

- Publicitet -

Sipas avokatit, deklarimet e pastrueses nuk janë të besueshme. “Sa herë që është pyetur ka dhënë një veriosn të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre. Më pas, kur është petur pas disa ditësh, ka pranuar se e ka kryer me djalin e saj. Në deklarimin e datës 3 shkurt, ka deklaruar para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore se këto veprime i ka kryer në marrëveshje të plotë me Alda Klosin. Natyrisht kjo është një gënjeshtër, një deklarim absolutisht i pavërtetë”, u shpreh avokati Muho.

Është e vërtetë që Dobi ka dhënë versione të ndryhme, që bien në kundërshtim dhe me rrëfimet e të birit, por nga ana tjetër edhe vetë zonja Klosi, ka ofruar po ashtu deklarata kontradiktore.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/02/Seance-me-dy-raunde-per-Alda-Klosin-ja-cfare-tha-ish-keshilltarja-e-Rames-nga-spitali.-Flet-avokati.mp4

Ditën e vjedhjes, në polici, ajo nuk ka treguar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar. Avokati dha një shpjegim jo bindës për këtë: “Pasi ka ardhur në shtëpi, ditën që ka ndodhur ngjarja, ka parë se kasaforta e saj mungonte dhe ka komunikuar me oficerët e policisë duke u thënë se kam dhe diçka tjetër për të shtuar. Dhe ata i kanë thënë që nëse ke diçka për të shtuar, mund ta bësh dhe më vonë këtë”.

Por në fakt ajo nuk e ka bërë as më vonë denoncimin për paratë, dhe ka folur për mungesën e tyre, vetëm kur është arrestuar Dobi dhe i biri, e për pasojë është thirrur në polici, për të identifikuar bizhuteritë të cilat kishte thënë se i ishin vjedhur. Ajo ka shpjeguar se paratë i ishin lënë nga xhaxhai i sëmurë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të shëndetit të tij duke qenë se ishte për kurim në Shtetet e Bashkuara.

Dy ditë pas këtij deklarimi, vëllai i saj ka ofruar një version tjetër sipas të cilit 125 mijë euro ishin marrë hua, për të ndihmuar xhaxhanë e sëmurë dhe do t’i dërgoheshin atij atje me rrugë bankare. Ndërsa për 30 mijë dollarët, avokati tha se “janë lënë nga nusja e xhaxhait dhe xhaxhai, për nevojat e arredimit të një shtëpie që kanë blerë në Tiranë”. Duket e cuditshme që ndërkohë që merren hua për shëndetin e xhaxhait 125 mijë euro, familja e këtij të fundit, i lë mbesës 30 mijë dollarë për të pajisur një shtëpi.

Zonja Klosi e cila ka qenë deri në korrikun e vitit të kaluar shefe kabineti e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, përballet me tre akuza, nga “Mosdeklarimi i pasurisë”, Pastrimi i parave” dhe “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?