Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretari Blinken shkon të premten në Izrael në shenjë mbështetje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretari Blinken shkon të premten në Izrael në shenjë mbështetje
AktualitetBote

Sekretari Blinken shkon të premten në Izrael në shenjë mbështetje

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të vizitojë Izraelin të premten për të shprehur solidaritetin me veprimet ushtarake kundër Hamasit në Gaza por edhe për të ripohuar nevojën e minimizimit të viktimave civile palestineze, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të mërkurën.

Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Jordani, vizita e tij e dytë në Lindjen e Mesme në më pak se një muaj.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se zoti Blinken do të takohet me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë. Ai do të njihet me të dhënat e fundit mbi objektivat ushtarake të Izraelit dhe planet e tij për t’i arritur këto qëllime.

“Ai do të përsërisë mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Do të diskutojë mbi nevojat për të marrë të gjitha masat paraprake për minimizimin e viktimave civile, si dhe punën tonë për të ofruar ndihma humanitare”, tha për shtypin zoti Miller.

Në fund të javës së kaluar Izraeli ndërmori një inkursion me forca tokësore në Gazën e sunduar nga Hamasi pas sulmeve ajrore disa javore si hakmarrje për sulmin e papritur të Hamasit, në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1400 njerëz, kryesisht civilë dhe 240 të tjerë u morën peng.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, thotë se të paktën 8796 palestinezë janë varë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori, përfshirë 3648 fëmijë, shifra që nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Kryediplomati Blinken do të diskutojë gjithashtu edhe alternativat se kush do ta drejtojë enklavën me popullsi të dendur, nëse dhe kur Hamasi, një grup militant islamik palestinez, të mposhtet.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se Uashingtoni nuk beson se Hamasi mund të përfshihet në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

Gjatë qëndrimit në Jordani, Sekretari Blinken do të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve dhe do të përsërisë angazhimin amerikan që palestinezët të mos zhvendosen me forcë nga Gaza, një shqetësim në rritje i botës arabe, tha zëdhënësi Miller.

Ai do të vazhdojë bisedimet e udhëhequra nga Egjipti dhe Katari lidhur me lirimin e më shumë se 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. / VOA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  • Dosja “SASPAC”, Ermal Kurtulaj del nga qelia
  • Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Kemi nisur verifikimet
  • Detaje nga propozimi për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  2. Kurrizo on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  3. Vlora 97 on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. Durrsak on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?