Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur, baltaxhinjtë nuk e kthejnë dot më pas Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur, baltaxhinjtë nuk e kthejnë dot më pas Tiranën
KryesorePolitike

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur, baltaxhinjtë nuk e kthejnë dot më pas Tiranën

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, ka reaguar pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës.

Veliaj thotë në një postim në rrjetet sociale se sekuestrimi dhe hetimet e SPAK janë mëse të mirëpritura në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të atyre që kanë abuzuar me publikun.

“Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga ‘Non Gratat’ s’e kanë marrë vesh akoma që jemi në epokë tjetër!

- Publicitet -

Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik”, tha Veliaj.

Veliaj shprehet ndër të tjera se institucioni që drejton do të vazhdojë punën pa u ndalur.

“Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore.

Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilët e ‘Non Gratave’ që do të shkojnë drejt shuarjes”, shkroi ai më tej.

Me kërkesë të SPAK është vënë në sekuestro inceneratori i Tiranës. Vendimi ka ardhur pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme nga ku ka rezultuar se kompania, e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Të dy këta të fundit janw të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Për impiantin e Elbasanit në kërkim ndërkombëtar u shpall nga SPAK dhe ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Zoto dhe Mërtiri nga hetimi kanë rezultuar të se janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, thotë SPAK, si dhe janë pronarë të shoqërisë mëmë të saj, themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Për të fshehur gjurmët e tyre si pronarë të vërtetë të kësaj kompanie, SPAK thotë se dy biznesmenët kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera. Po sipas Prokurorisë së Posaçme, Zoto në bashkëpunim me Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, rreth 4 milionë Euro.

Gjithashtu, SPAK thotë se përmes një kompanie të tretë, të quajtur “F.M.O.” sh.p.k. Zoto dhe Mërtiri kanë blerë një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 milionë Euro, në qytetin e Durrësit, gjithashtu e sekuestruar.

Sa i takon kontratës për inceneratorin e Tiranës, SPAK po kryen hetime për disa akuza, nga “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur…

— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 1, 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
  • Dronë në horizont?
  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?