Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senati miraton projekt-ligjin për shitjen apo ndalimin e TikTok-ut në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Senati miraton projekt-ligjin për shitjen apo ndalimin e TikTok-ut në SHBA
AktualitetBote

Senati miraton projekt-ligjin për shitjen apo ndalimin e TikTok-ut në SHBA

Published: April 24, 2024
Shpërndaje

Senati amerikan miratoi të martën projekt-ligjin, që do ta detyrojë pronarin kinez të kompanisë “ByteDance” të shesë degën e aplikacionit popullor të videove të shkurtra, TikTok, në Shtetet e Bashkuara brenda rreth nëntë muajsh ose të përballet me një ndalim të aplikacionit në SHBA.

Projekt-ligji, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të shtunën, është nxitur nga shqetësimet se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e amerikanëve ose t’i përgjojë ata përmes aplikacionit TikTok. Presidenti Biden e nënshkroi ligjin të mërkurën.

“Për vite të tëra ne kemi lejuar partinë komuniste kineze të kontrollojë një nga aplikacionet më popullore në Amerikë, një vendim jashtëzakonisht dritëshkurtër“, tha senatori Marco Rubio, republikani i rangut më të lartë në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Zbulimit. “Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit të tij kinez të shesë aplikacionin. Ky është një veprim i mirë për Amerikën.”

- Publicitet -

Drejtuesit e kompanisë TikTok thonë se nuk kanë ndarë dhe nuk do të ndajnë të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze. Ata kanë argumentuar se ligji përbën një ndalim që do të shkelte të drejtat e lirisë së shprehjes së përdoruesve të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania nuk komentoi menjëherë, por gjatë fundjavës, ajo u tha punonjësve të saj se do t’i kërkonte shpejt gjykatës që të bllokonte hyrjen në fuqi të ligjit.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, sepse bazuar në Amendamentin e Parë (të Kushtetutës amerikane) ky projektligj është një shkelje e qartë e të drejtave të 170 milionë amerikanëve në TikTok… Ky është fillimi, jo fundi i këtij procesi të gjatë“, u tha TikTok punonjësve të shtunën në një email, të cilin e ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

Senati e miratoi ligjin me 79 vota pro dhe 18 kundër.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?