Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sërish paratë llaç e tulla, një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sërish paratë llaç e tulla, një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024
AktualitetEkonomi

Sërish paratë llaç e tulla, një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Published: September 16, 2025
Shpërndaje

Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje. Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë  se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese. Gjatë vitit të kaluar 31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%. Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë. Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. Vlora 97 on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. Pytje durrsakut on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  4. Durrsaku on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. Phoenix on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?