Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale
KurioziteteShendetesi

Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale

Published: April 6, 2026
Shpërndaje

Serotonina është një neurotransmetues që gjendet në trurin tuaj, gjakun dhe sistemin tuaj tretës.

Ajo ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj, që nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike. Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit dhe përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.

Mungesa e triptofanit mund të çojë në uljen e niveleve të serotoninës. Kjo mund të rezultojë në çrregullime të humorit, të tilla si ankthi ose depresioni.

- Publicitet -

Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë triptofan
Misioni juaj është të merrni triptofan, të cilin trupi juaj mund ta shndërrojë në serotoninë.

Prandaj një dietë e qëndrueshme me ushqime të pasura me triptofan, mund të rrisë me kalimin e kohës nivelet e serotoninës. Disa nga ushqimet më të mira që përmbajnë triptofan:

Vezët – janë plot me aminoacide dhe antioksidantë si triptofani, tirosina, kolina, biotina dhe acide yndyrore omega-3.

Ananasi – është i pasur me triptofan dhe shumë bromelainë, një enzimë që zvogëlon inflamacionin.

Djathi – në një studim ku AgroWeb.org u bazua, pjesëmarrësit raportuan gjendje shpirtërore të përmirësuar, gjatë një diete 4-ditore me përmbajtje të lartë të triptofanit sesa gjatë dietës së tyre pasuese 4-ditore me më pak triptofan.

Dhe ishte pikërisht djathi që i bëri ata të ndiheshin më të lumtur.

Bananet – janë të famshme për përmbajtjen e tyre të kaliumit, por tashmë njihen edhe për përmbajtjen e lartë të triptofanit.

Salmoni – përveç se i pasur me triptofan, ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës tuaj.

Gjeli i detit – duke qenë i pasur me triptofan, ky ushqim nuk ka pse të shërbehet vetëm natën e ndërrimit të viteve.

Miks me fruta të thara dhe arra – në vend të ushqimeve jo të shëndetshme, ju mund të konsumoni një miks frutash të thara dhe arrash.

Këshilla të tjera për të rritur nivelet e sterotoninës :
Ushqimi nuk është e vetmja mënyrë për të nxitur prodhimin e serotoninës, një mënyrë jetese e rregullt është gjithashtu çelësi i lumturisë.

Qëndroni të hidratuar – konsumoni sasi të mjaftueshme uji përgjatë ditës, në mënyrë që truri dhe trupi juaj të funksionojnë në mënyrë të rregullt.

Aktiviteti fizik – aktiviteti fizik bën që trupi të çlirojë triptofan dhe endorfinë në qarkullimin tuaj të gjakut dhe si rrjedhojë humori juaj do të përmirësohet ndjeshëm.

Qëndroni në diell – drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës, prandaj është e rëndësishme të përfitoni nga ditët e mira me diell.

Ju gjithashtu mund të merrni shtesa të vitaminës D nëse keni vërtetë nevojë.

Kujdesuni për sistemin tretës – ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht në sistemin tretës, gjë që ndikon në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm.

Ndonjëherë edhe pse mund t’i zbatoni të gjitha këshillat e mësipërme, duket se asgjë nuk po funksionon. Atëherë është koha të flisni me mjekun tuaj për të filluar terapinë dhe për të marrë mjekimin e duhur./ Agroweb

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë
  • Përplasen dy makina në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 26-vjeçare, plagosen 4 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Lumi Vlorës on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. Lala shoku i Kiços në kurbet on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Kokpalari 21 janarit on Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  5. PANO HALLKO on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?