Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Vota e Diasporës ndër arritjet e shënuara të legjislaturës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Vota e Diasporës ndër arritjet e shënuara të legjislaturës
Lajmi i funditPolitike

Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Vota e Diasporës ndër arritjet e shënuara të legjislaturës

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Kuvendi zhvilloi sot seancën hapëse të punimeve të sesionit të VIII të legjislaturës së X.

Seanca plenare nisi me nderimin e himnit kombëtar.

Më pas kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi deputetët se mesazhin e Presidentit Bajram Begaj me rastin e sesionit të ri parlamentar e kanë në dispozicion.

- Publicitet -

Spiropali mbajti më pas fjalën përshëndetëse, ku theksoi se, “ndryshimi nga Kuvendi i Shqipërisë i legjislacionit zgjedhor dhe krijimi i mundësisë që pjesëtarët e diasporës të votojnë për zgjedhjet në Kuvend nga vendet pritëse është ndër arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllim”.

“Shumë ishte folur, por pak ishte bërë për jetësimin e kësaj mundësie për procesin e zgjedhjeve parlamentare”, tha Spiropali.

Megjithatë, shtoi kryeparlamentarja, “ajo që nuk ishte arritur për disa legjislatura u realizua në këtë legjislaturë”.

Spiropali falënderoi të 4 grupet parlamentare për mbështetjen e plotë të këtyre ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor.

“Me realizmin e tyre iu përgjigjëm një nevoje të natyrshme të konsolidimit të demokracisë pjesëmarrëse si dhe i kthyes diasporës shqiptare, emigrantëve të hershëm e të rinj, një borxh që ishte i padrejtë të mos ua shlyenim politikisht, atdhetarisht dhe moralisht”.

“Ia arritëm të hapim udhë që kontributi ekonomik, social e human i diasporës në zhvillimin e Shqipërisë të plotësohet edhe me pjesëmarrje politike dhe elektorale”, tha ajo.

Në këtë mënyrë, u shpreh kryetarja e Kuvendit, “ngushtuam deficitin demokratik që ishte krijuar në sistemin tonë politik mes kontributit të diasporës në zhvillimin e vendit dhe mos plotësimit të kushteve praktike të ushtrimit të së drejtës për të votuar nga atje ku janë”.

Spiropali gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetarja e Kuvendit në fjalën e saj foli edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe hapjen e grup kapitujve të negociatave.

“Arritje tjetër e rëndësishëm e kësaj legjislature është përshpejtimi i ritmeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me krenari të ligjshme pohojmë se kjo shpejtësi ka qenë më e madhe se gjatë çdo periudhe tjetër gjatë kësaj legjislature që pas marrjes së statusit të vendit kandidat”, tha ajo.

“Muajt e fundit të sesionit të kaluar patëm dy ngjarje të rëndësishme, tryezën e Dytë dhe të Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe hapjen respektivisht të negociatave për grup-kapitujt “Themeloret” dhe grup-kapitullin 6

“Marrëdhëniet e jashtme dhe Politika e jashtme dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit gjithashtu renditi si një prioritet të Legjislaturës së XI miratimin e ligjit për organizmin dhe funksionimin e Kuvendit që përfshin edhe statusin e deputetit.
Në këtë kuadër ajo u shpreh se, ka ardhur koha të ndërtohet Kuvendi i Shqipërisë Evropiane.

“Për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes së afërt, Kuvendi ka nevojë për ndryshime. Ka ardhur koha që komisionet e përhershme parlamentare si dhe nënkomisionet në përbërje të tyre të riformatohen. Objektivi i Kuvendit duhet të jetë që asnjë fushë e veprimtarisë ekonomike, shoqërore, kulturore, teknologjike në shoqërinë shqiptare të mos mbetet jashtë përgjegjësive të Komisioneve të përhershme parlamentare”, u shpreh Spiropali.

“Rritja e eficiencës së drejtimit dhe organizmit të kuvendit kërkon që brenda lirive kushtetuese dhe parlamentare, deputetët të jenë aktivë, produktive, rigoroz në ndjekjen e axhendës parlamentare”, shtoi ajo.

“Unë ndjej, por besoj kështu ndodh edhe me ju se kuvendi i Shqipërisë ka më shumë nevojë e hapësirë për autonomi. Si parlamenti i një republike parlamentar mendoj se zgjerimi i autonomisë duhet të nisë nga ajo financiare.

Prandaj si një prioritet i Legjislaturës së XI do të rendisja miratimin e ligjit për organizmin dhe funksionimin e Kuvendit që përfshin edhe statusin e deputetit. Kjo presupozon krijimin e kushteve logjistike dhe financiare që deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre duke u pajisur me zyra, stafe mbështetëse etj.

Kjo mund të kërkonte një rikonceptim të godinës së Kuvendit dhe bashkimin në një sallë të seancave plenare me mjediset e shërbimeve parlamentare. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për një bashkim hapësinor, por edhe funksional, në mënyrë që shërbimet parlamentare t’u përgjigjen në mënyrë më efikase axhendës dhe veprimtarive parlamentare. Ka ardhur koha të ndërtojmë Kuvendin e Shqipërisë Evropiane”, tha Spiropali.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale
  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?