Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA – Iran 21 orë bisedime, çfarë diskutuan dy delegacionet në Pakistan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA – Iran 21 orë bisedime, çfarë diskutuan dy delegacionet në Pakistan
AktualitetBote

SHBA – Iran 21 orë bisedime, çfarë diskutuan dy delegacionet në Pakistan

Published: April 13, 2026
Shpërndaje

Pas 21-orësh negociata në kryeqytetin pakistanez, bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk prodhuan ndonjë marrëveshje.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, doli nga takimet në orët e para të 12 prillit dhe njoftoi se përderisa dialogu ishte “përmbajtësor”, Teherani refuzuar që të pranonte kushtet kyç të sigurisë të Uashingtonit.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një kornizë preliminare zhyt të ardhmen e stabilitetit rajonal në një pasiguri, duke i lënë të dyja shtetet në konfrontim.

- Publicitet -

“Vijat e kuqe” bërthamore

Duke folur me gazetarët pas përfundimit të bisedimeve, Vance e paraqiti ngërçin në negociata si çështje të vullnetit politik të Iranit dhe jo thjesht si një teknikalitet diplomatik.

“Jemi marrë me këtë çështje tashmë për 21 orë… kemi zhvilluar një sërë diskutimesh thelbësore me iranianët. Ky është lajmi i mirë”, tha Vance.

“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje. Dhe, mendoj se ky është një lajm shumë më i keq për Iranin sesa për SHBA-në”.

Vance theksoi se “vijat e kuqe” të delegacionit amerikan mbeten në sigurimin e “zotimit afirmativ” se Teherani nuk do të synojë që të posedojë armë bërthamore apo mjete për të prodhuar shpejtë një armë të tillë, duke e cilësuar këtë si “qëllim kryesor” të administratës të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pavarësisht se i cilësoi negociatorët amerikanë si “mjaft fleksibilë”, Vance la të kuptohet se hendeku mes dy palëve mbetet mjaft i madh.

“Pyetja e thjeshtë është: A shohim një vullnet nga ana e iranianëve për të mos zhvilluar armë bërthamore… në terma afatgjatë?”, pyeti Vance. “Këtë ende nuk e kemi parë”.

Një agjendë e gjerë e përballur me heshtje

Përderisa çështja bërthamore dominoi bisedimet, Vance konfirmoi se agjenda përfshinte të gjithë spektrin e marrëdhënieve të ngrira dypalëshe, përfshirë asetet e ngrira të Iranit dhe tensionet më të gjera rajonale.

Ai nuk dha detaje, duke theksuar se nuk do të “negocioj në publik”, pas bisedimeve që u zhvilluan prapa dyerve të mbyllur.

Vance konfirmoi se ekipi amerikan mbajti komunikim me presidentin Trump dhe ekipin e sigurisë kombëtare – përfshirë shefin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio – gjatë gjithë rundeve të bisedimeve.

Ai përmbylli fjalën e tij me një ultimatum:

“Ne po largohemi nga këtu me një propozim të thjesht, një metodë për të kuptuar ofertën tonë të fundit dhe më të mirën. Do të shohim nëse iranianët do e pranojnë”.

Delegacioni amerikan në Islamabad përfshinte të dërguarit e posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, si dhe zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Ndërkaq, ai iranian u udhëhoq nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.

Shtëpia e Bardhë tha më 11 prill se bisedimet janë zhvilluar “ballë për ballë”, nën ndërmjetësimin e Pakistanit. Paraprakisht, Pakistani kishte mbajtur takime të ndara me dy delegacionet.

Pakistani më 7 prill ndërmjetësoi një marrëveshje dyjavore armëpushimi, që parasheh ndalimin e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, dhe të Iranit ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit Persik.

Po ashtu, Teherani ka për obligim të hapë Ngushticën e Hormuzit – rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit në botë, që e mbylli pothuajse plotësisht pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt. Megjithatë, që nga armëpushimi, anijet po përballen me pengesa.

Qëndrimi i Iranit

Qëndrimi në anën iraniane ishte një rezistencë parimore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, shkroi në rrjetet sociale se suksesi i negociatave varej nga fakti që Uashingtoni “të përmbahej nga kërkesat e tepruara dhe të paligjshme” dhe të pranonte “të drejtat legjitime dhe interesat” e Iranit.

Baqaei i përshkroi negociatat si “intensive” që sipas tij përfshin një sërë çështjesh, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, reparacionet e luftës dhe “përfundimin e luftës kundër Iranit”. Mediat e lidhura me Teheranin i bën jehonë këtij qëndrimi, duke e akuzuar Uashingtonin për “shkelje të premtimit” dhe “akte dashakeqe”

Dështimi i bisedimeve në Islamabad ka shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te vëzhguesit rajonalë, të cilët druhen se vakumi diplomatik do të mbushet me demonstrime të forcës ushtarake.

“Regjimi i Iranit mendon se po fiton. Kjo po e inkurajon Teheranin që edhe një herë të refuzojë ofertat e SHBA-së”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jason Brodsky, drejtor i politikave në Të Bashkuar Kundër Një Irani Bërthamor.

“Por rrezikon ta teprojë me kërkesa. SHBA-ja duhet të ndryshojë kalkulimin vendimmarrës të Iranit për ta thyer këtë perceptim të fitores. Kjo krijon terren për një përshkallëzim ushtarak”, shtoi ai.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?