Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Izraeli ka të drejtë…” SHBA vë veton në Këshillin e Sigurimit rrëzon rezolutën për dhunën ndaj civilëve, ja si votoi Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Izraeli ka të drejtë…” SHBA vë veton në Këshillin e Sigurimit rrëzon rezolutën për dhunën ndaj civilëve, ja si votoi Shqipëria
BoteKryesore

“Izraeli ka të drejtë…” SHBA vë veton në Këshillin e Sigurimit rrëzon rezolutën për dhunën ndaj civilëve, ja si votoi Shqipëria

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që bën thirrje për një “pauzë humanitare” në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas, pasi “teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur”, tha ambasadori amerikan.

Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan.

Shqipëria votoi pro rezolutës. Pavaresisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe abstenimit të Britanisë së Madhe, u rendit në kahun e vendeve që dënojnë “çdo sulm ndaj civilëve”.

- Publicitet -

Rezoluta kërkontw respektim të ligjit ndërkombëtar për civilët, përfshirë dhe personelin mjekësor dhe kërkon akses për organizatat humanitare për të dërguar ndihma.

Shtetet e Bashkuara ishin kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit vota llogaritet si një veto.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”- tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA.

“Projekt-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të këshillit”- njoftoi Sergio Franca Danese, ambasador brazilian në Kombet e Bashkuara.

Rezoluta e propozuar nga Brazili vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit thotë se  “kundërshton dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi… dhe marrjen e pengjeve”. Por teksti gjithashtu “i kërkon të gjitha palëve që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar”.

Votimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të hënën një rezolutë ruse që dënon dhunën spirale në Lindjen e Mesme.

Kjo rezolutë nuk e veçoi Hamasin për sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, dhe ajo u refuzua nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe Japonia.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë
  • “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  • “Na jepni rrogat ose shihemi në gjyq”, Rama i përgjigjet ultimatumit të magjistratëve

Komentet e Fundit

  1. xxx on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Dashi on Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  3. inati on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Vlonjati on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  5. Ermal on Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti, tani preferohen malet, natyra dhe historia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?