Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefi i OKB-së viziton Gazën në një përpjekje të re për armëpushim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefi i OKB-së viziton Gazën në një përpjekje të re për armëpushim
AktualitetBote

Shefi i OKB-së viziton Gazën në një përpjekje të re për armëpushim

Published: March 23, 2024
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ,Antonio Guterres, po qëndron në qytetin Arish të Egjiptit për të vizituar kufirin me Gazën në një përpjekje të re për arritjen e një armëpushimi pas më shumë se 5 muajsh luftime mes Izraelit dhe Hamasit.

Duke folur për gazetarët në portin Al Arish, ai tha se faktori ndërkombëtar ndan qartësisht të njëjtin qëndrim se çdo sulm tokëësor në qytetin verior të Gazës Rafa, do të shkaktonte katasfrofë Humanitare.

Izraeli ka kërcënuar se do të ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar një ofensivë të tillë.

- Publicitet -

Në Rafah ndodhen një numër i lartë palestinezësh që janë zhvendosur atje për t’u shpëtuar sulmeve në zona të tjera të Gazës.

Sekretari Guterres vizitoi qytetin Al Arish në veri të rajonit Sinai në Egjipt, ku është dërguar dhe grumbulluar pjesa më e madhe e ndihmave ndërkombëtare. Ai vizitoi edhe anën egjiptiane të kufirit në qytetin Rafah, një nga pikat hyrëse të ndihmave.

Ndërsa shpresat për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë zbehur dhe gjendja humanitare në Gazë është përkeqësuar, Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë dërguar ndihma humanitare me anije ose duke lëshuar paketa ushqimore nga ajri.

Por agjencitë humanitare thonë se vetëm 1/5 e ndihmave të nevojshme po hyn në Gazë dhe se mënyra e vetme për të plotësuar nevojat në rajonin bregdetar është përshpejtimi i dërgimit të ndihmave në rrugë tokësore.

Shtohet uria në Gazë

Izraeli, i cili është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe ka ngritur shqetësim se grupi militant mund t’i devijojë ndihmat, ka mbajtur hapur vetëm një vendkalim tokësor dhe i ka mbyllur të gjitha të tjerat. Izraeli hapi në dhjetor pikë-kalimin Kerem Shalom, në afërsi të Rafahut dhe ka hedhur poshtë akuzat e Egjiptit dhe organizatave të ndihmave të Kombeve të Bashkuara se ka vonuar dërgimin e ndihmave.

Këtë javë, Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore, IPC paralajmëroi se veriu i Gazës pritet të përballet me uri dhe se mungesa e plotë e bukës dhe ushqimeve mund të shtrihej në pjesë të tjera të territorit në rast se nuk arrihet armëpushim.

Më shumë se 32,000 njerëz janë vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi.

Izraeli filloi operacionin në përgjigje të një sulmi të Hamasit në brendësi të Izraelit në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng, sipas të dhënave izraelite.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?