Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefja e Divizionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit europian, SPAK rol kyç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefja e Divizionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit europian, SPAK rol kyç
AktualitetPolitike

Shefja e Divizionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit europian, SPAK rol kyç

Published: June 18, 2025
Shpërndaje

Në fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në Strasburg Suzana Melkalkova Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jashtëm në BE ka thënë se Shqipëria duhet vijojë ambicien e saj për të kryer detyrat në raport me integrimin e BE-së. Melkalkova tha se vendi ynë është pararojë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerësoi rolin e SPAK.

“Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit europian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë pr të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Siç ka thënë edhe Kaja Kallas për intergimin në BE nuk ka ndonjë qark të shkurtër dhe do të duhet të kryhen të gjitha detyrat.  Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme. Skena politike e Shqipërisë vijon të jetë tejet e polarizuar. Kërkon konsensus dhe dialog të të gjitha partive politike. Kuvendi luan një rol të rëndësishëm.”-tha Melkalkova.

Po ashtu edhe përfaqësuesi i presidencës polake Lacki ka folur ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg.
Ai tha se Polonia vlerëson angazhimin aktiv të Shqipërisë në rrugën për integrimin e BE-së dhe nga ana tjetër inkurajon qeverinë shqiptare që të vazhdojë me vendosmëri dhe fokus te reformat.
“Vlerësojmë angazhimin aktiv që  ka ky komitet për integrimin e Shqipërisë në BE. Realitetet e reja gjeopolitike theksojnë rëndësinë e BE-së. Presidenca polake është e angazhuar të ecë përpara me të gjitha vendet kandidate sipas kushteve dhe meritokracisë. Inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë me të njëjtin fokus dhe vendosmëri që keni treguar deri më tani. Presidenca polake si dhe ajo daneze do të vijojë në të njëjtën linjë.  Inkurajojmë Shqipërinë të vendosë në zbatim reformat të rëndësishme si ajo në sundimin e ligjit, instucionet demokratike, liria e medias dhe të drejtat themelore.  Për të ruajtur këtë ecuri duhet të ketë një dialog të brenshëm konstruktiv. Kuvendi ka një rol të rëndësishëm ashtu siç ka edhe shoqëria civile. Këshilli përgëzon Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikën e jashtme të BE dhe atë të sigursë. Është një sinjal i fortë dhe i qartë  i rrugëtimit të Shqipërisë në BE.”-tha Lacki 
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku

Komentet e Fundit

  1. demo on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Katiu on A do arrestohet Balluku
  5. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?