Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve
KronikeKryesore

Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Sotir Çabiri, 36 vjeç, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit ‘Bizanti’, Spiro Çabiri është vënë në pranga.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 36-vjeçari është personi që ka instaluar të paktën 30 kilogramë dinamit në hotelin më të vjetër në Sarandë si dhe e shpërtheu lëndën eksplozive, duke tmerruar të gjithë qytetin bregdetar.

Arsyeja e këtij shpërthimi mësohet se janë bërë konfliktet që ortakët kanë pasur me njëri-tjetrin. Më konkretisht, vendimi i gjykatës për t’i dhënë grekut Dhimitër Evangjeliu 90% të pronës dhe jo babait të tij, Spiro Çabiri.

- Publicitet -

Në njoftim, policia bën me dije gjithashtu se janë sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Soiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu janë në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit.

Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese u dëmtuan.

Njoftimi i Policisë Sarandë: 

Shpërtheu me tritol një hotel në Sarandë, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Grupi i posaçëm hetimor, brenda disa orëve punë intensive profesionale hetimore, zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë. Identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i shpërthimit dhe shkatërrimit me eksploziv, të hotelit që babai i tij kishte në bashkëpronësi me një shtetas tjetër. Palët ishin në proces gjyqësor prej disa vitesh, për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel. Sekuestrohen veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: -S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh. Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 17 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të qendrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  • Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  • “Po, jam kriminel dhe kërkoj falje”: Haga dhe rasti i Jadranko Prliq, pendesë me kalkulim apo një reflektim i vonuar?

Komentet e Fundit

  1. nastradini on VIDEO: Si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet në Hagë
  2. Zgjohuni, tradhetia ka emer e kosto qe duhet t’paguhet on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  3. Gjergj on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  4. ANA on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?