Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: E para gjë që duhet ndryshuar është politika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: E para gjë që duhet ndryshuar është politika
AnalizaKomunitetKryesore

SHËNIM: E para gjë që duhet ndryshuar është politika

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

 

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

- Publicitet -

Unë mendoj se ne, të gjithë, si individë dhe si shoqëri, kemi shumë se ç’të ndryshojmë për t’u bërë, individualisht dhe kolektivisht, më të mirë.

Siç të gjithë e dimë, si qënie humane, ne, si individë dhe si grup, motivohemi nga disa dëshira dhe qëllime bazë, që janë të domosdoshme për ekzistencën dhe mirëqenien tonë:

(a) të jetojmë në mënyrë të shëndetshme dhe të evitojmë sëmundjet dhe vuajtjet, (b) të krijojmë marrëdhënie me njerëz të tjerë, (c) të krijojmë marrëdhënie të afërta dhe intime me pak njerëz, (ç) të informohemi e të mësojmë se si t’i arrijmë qëllimet tona, (d) të punojmë për të siguruar një jetesë dinjitoze, (dh) t’u shmangemi e t’u ruhemi rreziqeve dhe dëmeve që mund të na vijnë nga rrethana të caktuara apo nga njerëz të tjerë, (e) të argëtohemi e të ndihemi të përmbushur fizikisht, emocionalisht e shpirtërisht, (ë) të përmirësojmë në vijimësi kushtet materiale e shpirtërore të jetës sonë. Të gjitha këto i synojmë çdonjëri nga ne dhe të gjithë bashkë si shoqëri.

Por, të gjitha pengohen e rrezikohen nga njerëz që, në kundërshtim me qëllimet dhe interesat tona jetësore e shoqërore, me veprimet e tyre prishin qetësinë tonë, shfrytëzojnë nevojat, punën, apo dobësitë e të tjerëve për qëllimet e tyre, shpërdorojnë besimin e të tjerëve dhe i mashtrojnë ata, edhe kur me ta kanë marrëdhënie të afërta, pengojnë informimin e saktë ose qëllimisht dezinformojnë, për interesat e tyre dëmtojnë mirëqenien tonë materiale e psikologjike duke e bërë më të vështirë dhe, ndonjëherë, të pamundur, arritjen e atyre qëllimeve, që rrethanat e sotme, resurset, mundësitë dhe aftësitë tona individuale e kolektive, në një shoqëri më të drejtë e më të mirë do i bënin të mundura të realizoheshin.

Këtë shoqëri nuk e kemi krijuar ende. Ne ende jetojmë në një vend e në një shoqëri ku, pavarësisht resurseve tona të pasura, talenteve njerëzore në shumë fusha, një brezi të ri mendjehapur e kozmopolit dhe një dëshire e vullneti të përgjithshëm popullor për ta bërë Shqipërinë një vend modern e të begatë, e keqja, krimi, korrupsioni dhe imoraliteti, në mos sundojnë, pengojnë progresin e mëtejshëm.

Prandaj them se ne, të gjithë, si individë dhe si shoqëri, kemi shumë se ç’të ndryshojmë në këtë vend. Për këtë vend. Për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre. Për Shqipërinë.

Dhe të parat gjëra që kërkohet të ndryshohen janë mënyra se si e shohim dhe si bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, mënyra si i vlerësojmë dhe i zgjedhim ata që drejtojnë, mënyra si u kërkojmë llogari kur drejtojnë keq dhe nuk përmbushin premtimet e tyre dhe nevojat tona.

Me fjalë të tjera, ajo qe na pengon dhe duhet ndryshuar në këtë vend është POLITIKA.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?