Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Si guxon presidenti spurdhjak serb të fyejë BE-në me gjuhën e një karrocieri të dehur!?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Si guxon presidenti spurdhjak serb të fyejë BE-në me gjuhën e një karrocieri të dehur!?
AnalizaKomunitetKryesore

SHËNIM: Si guxon presidenti spurdhjak serb të fyejë BE-në me gjuhën e një karrocieri të dehur!?

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

 

 

Nga Shaban Murati

- Publicitet -

Shënim nga blloku diplomatik

Në 1 dhjetor 2022 presidenti i Serbisë Vuçiç shpalli zyrtarisht sfidën e tij arrogante ndaj BE, duke refuzuar ftesën e Brukselit për të marrë pjesë në samitin e parë historik të BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë në 6 dhjetor. Samiti, që zhvillohet për herë të parë në një shtet të Ballkanit Perëndimor, organizohet nga BE për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të gjashtë shteteve të këtij mikrorajoni.

Befas del një mikroshtet dhe një president spurdhjak nga Ballkani shkëmbor dhe i hedh dorezën e luftës BE-së, duke refuzuar pjesëmarrjen në samitin europian të  Tiranës dhe duke e fyer në mënyrën më brutale Bashkimin Europian. Ja deklarimet e presidentit serb në 1 dhjetor në ligjëratë të drejtë: “Të gjithë ju nga Europa dhe nga Ballkani Perëndimor shkoni në Tiranë dhe flisni budallallëqe! Turp për ju nga Europa dhe kjo është më e pakta që dua t’u them ju”.

Nuk mund ta konceptojë asnjë logjikë normale diplomatike dhe shtetërore që presidenti i një shteti kandidat të BE të fyejë Bashkimin Europian dhe Europën me një gjuhë karrocierësh të dehur të Shumadisë. Nuk mund ta konceptojë asnjë logjikë normale që presidenti i një mikroshteti prej rreth 7 milion banorësh, kandidat në BE, të sfidojë dhe të fyejë organizatën më të madhe politike dhe ekonomike të Europës me 500 milion banorë. Mendimi i parë, që lind duke parë këtë sjellje të padëgjuar brutale, është se Serbia dhe presidenti i saj nuk duan të hyjnë në BE.

Pyetja njëmilion dollarëshe është se si mund të ngjasë një skandal i tillë diplomatik dhe shtetëror, kur Serbia guxon të sfidojë publikisht BE-në, ku gjoja aspiron të anëtarësohet?

Nuk është hera e parë që Serbia tallet me BE-në. Në janar të vitit 2008 kur BE i ofroi Serbisë të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, MSA, në një kohë që ai shtet nuk kishte plotësuar ende kushtet dhe BE po i bënte një favor të pamerituar,  presidenti i Serbisë Vojislav Koshtunica, me arrogancë e fyu BE-në, duke refuzuar ta nënshkruante MSA-në.

A ka lidhur BE kërthizë me Serbinë, që e duron kaq shumë deri në fyerje? BE-në e ka fyer shumë herë Rusia dhe presidenti i saj Putin, që përfaqësojnë një fuqi të madhe energjitike dhe ushtarake. Por ta fyejë një shtet i vogël dhe i varfër si Serbia dhe presidenti i vogël Vuçiç, kjo provon një shkallë të madhe pafuqie të BE. Diplomatë dhe jodiplomatë po pyesin me kureshtje: Si guxon Serbia të fyejë BE-në kaq hapur? Të gjithë po kërkojnë çelsin e këtij guximi liliputësh. Çelësi është mbi tavolinë: Është Rusia.

Guximi i presidentit serb është rus dhe Serbia po e fyen dhe po tallet me BE si ushtare ruse për llogari të Rusisë. Serbia nuk don të integrohet në BE, sepse ajo është e integruar në Rusi. Dhe ndaj Serbia është rreshtuar me agresionin rus në Ukrainë dhe ndaj presidenti serb nga mëngjesi në darkë çdo ditë vetëm mallkon e shan NATO-n. BE, që është me komplekse inferioriteti energjitik ndaj Rusisë, e kapërdin arrogancën dhe fyerjen nga liliputi serb, sepse e di që pas tij është Rusia.

Çuditërisht nuk pipëtiu Brukseli dhe e kapërdiu fyerjen e re dhe sfidën turpëruese të presidentit serb dhe nuk merr as masën minimale të ndëshkimit, që duhej të ishte pezullimi i statusit të shtetit kandidat për Serbinë, gjë që ia ka kërkuar BE-së parlamenti europian për ta zbatuar ndaj Serbisë për shkak se qeveria e presidentit Vuçiç ka refuzuar sanksionet e BE kundër Rusisë.

Në mënyrën me skandaloze sllovaku Peter Stano, zëdhënës i BE, në datën 2 dhjetor i pyetur për sulmet e reja të Vuçiçit  ndaj BE-së, i bënte thirrje “Serbisë dhe Kosovës të sillen në mënyrë europiane”. Se ç’hynte Kosova të mbante  barrën e fyerjes që Serbia i bëri BE-së, këtë vetëm burokratë filoserbë dhe filorusë në Bruksel mund ta justifikojnë.

Refuzimi i presidentit Vuçiç për të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë është një shuplakë diplomatike dhe fyerje direkte edhe për kryeministrin e Shqipërisë, i cili është mikpritësi i samitit. Kryeministrit të Shqipërisë i shkuan huq gjithë ato vetëlavdërime poshtë e përpjetë koridoreve diplomatike për “miqësinë e madhe personale” me presidentin Vuçiç.

I shkoi huq gjithë ai lobing intensiv falas në favor të Serbisë në samitet e NATO-s dhe samitet e tjera europiane. I shkoi huq gjithë ai servilizim i shpifur për projektin “Ballkan i hapur” të presidentit serb Vuçiç. Agai Vuçiç ia shkuli gjethet e kurorës së dafinës diplomatike ballkaniko-perëndimore, që kryeministri shqiptar po bëhej gati ta veshë në datën 6 dhjetor.

Historia ballkanike na ka mësuar se kush i shkon pas Serbisë duhet të presë fyerje dhe poshtërime dhe i bën varrin dinjitetit kombëtar dhe Shqipërisë.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  • Largimi i Kujtim Cakranit, kush do të jetë avokati i ri i Ilir Metës. Nis gjyqi në themel
  • SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. PANO HALLKO on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Jimi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Fjale me vend on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Zani Burimi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?