Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shërbimet spitalore që do financohen nga shteti për 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shërbimet spitalore që do financohen nga shteti për 2023
AktualitetEkonomi

Shërbimet spitalore që do financohen nga shteti për 2023

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Përcaktohet paketa e shërbimeve mjekësore që do të mbulohen nga shteti në strukturat spitalore të të gjitha niveleve në vend. Ditën e djeshme është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi me paketën e plotë të shërbimeve që do të financohen nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore, të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Në çdo rast spitalet do të duhet të zbatojnë sistemin e referimit dhe tarifat për shërbimet me pagesë, të miratuara nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre, në përputhje me indikatorët e performancës spitalore. Gjithashtu është përcaktuar edhe buxheti për mbulimin e paketës së shërbimeve spitalore, sipas listës së përcaktuar. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon spitalet, në zbatim të vendimit nr. 258, datë 24.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”. Fondi rishikon financimin e spitaleve për këtë kontratë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administrativ, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ose të strukturave përgjegjëse.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor vlerëson kërkesat e spitaleve (rajonale/bashkiake) për investimet dhe ia paraqet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për miratim. Spitalet universitare paraqesin kërkesën për investime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Burime të tjera financimi për spitalet janë fondet e krijuara nga të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë së tyre dhe nga dhurimet. Përdorimi i tyre bëhet tërësisht nga vetë spitali, si pjesë e kostos së shërbimit, bazuar në procedurat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Këto të ardhura vlerësohen si të ardhura jashtë limitit, të cilat mbarten në vitin buxhetor pasardhës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për raste të vlerësuara nga ajo, ose me kërkesë të autoriteteve kontraktuese (spitaleve), mund të zhvillojë procedura të përqendruara prokurimi për disa mallra, shërbime dhe investime.

- Publicitet -

Numri i punonjësve në spitale

Numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve është 13 200 veta, nga të cilët 141 janë punonjës në Spitalin Universitar të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi-Traumatologjisë. Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale, bashkiake dhe ditore, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë. Për spitalet bashkiake dhe ditore, kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale urdhëron kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm, pranë shërbimit të urgjencës. Mjekët e përcaktuar në këtë pikë, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në vlerësimin e komisionit përkatës. Numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universitare miratohet nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Pagesa e tyre bëhet nga buxheti për shërbimet e spitalit.

Punësimi i infermierëve

Në një takim të zhvilluar dje me infermierët e punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për sistemin e ri që po i atashohet të gjithë strukturave shëndetësore. “Gjatë vitit 2022, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” kemi punësuar mbi 950 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore që kanë sjellë frymë të re dhe përkujdes të ri në strukturat e kujdesit tonë shëndetësor publik. Nesër del lista e pritjes së infermierëve dhe teknikëve të shkencave mjekësore, të cilët do të shpallen në faqen e portalit. Janë rreth 2 mijë teknikë të shkencave mjekësore, infermierë, fizioterapistë, laborantë, të cilët kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë”- tha ministrja Manastirliu. Duke folur për mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve, ministrja Manastirliu vuri në dukje se dhe për vitin 2023 është planifikuar rritja e pagave për personelin shëndetësor në 7 për qind, duke filluar që nga muaji korrik”.

“Për ne i rëndësishëm është aksesi edhe në fshatra, edhe në zona të thella, ndaj me riorganizimin e ri që kemi bërë në strukturat e kujdesit parësor, ne kemi vendosur edhe tipet e qendrave shëndetësore apo ambulancave dhe llojet e shërbimeve që ato ofrojnë. Do të kemi mundësi që, nëpërmjet planit të ri të burimeve njerëzore që jemi duke hartuar, të përfshijmë edhe instrumenta dhe mekanizma, por edhe programe për të incentivuar të gjithë ata infermierë apo mjekë për të punuar në zona të thella”- tha Manastirliu.

LISTA E SHËRBIMEVE SPITALORE QË DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I  SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË  KUJDESIT SHËNDETËSOR

  1. SPITALET UNIVERSITARE
  2. Shërbimi i kardiologjisë:
  3. a) Hemodinamika
  4. b) Reanimacioni i kardiologjisë
  5. Shërbimi i kardiokirurgjisë.
  6. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare.
  7. Shërbimi i hematologjisë.
  8. Shërbimi i gastro-hepato-enterologjisë.
  9. Shërbimi i endokrinologjisë.
  10. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës.
  11. Shërbimi i anestezi-reanimacionit.
  12. Shërbimi i urgjencave polivalente.
  13. Shërbimi i hipertonisë dhe i mjekësisë interne;
  14. Shërbimi i alergologjisë.
  15. Shërbimi i reumatologjisë.
  16. Shërbimi i dermatologjisë.
  17. Shërbimi i traumatologjisë.
  18. Shërbimi i ortopedisë.
  19. Shërbimi i okulistikës.
  20. Shërbimi i ORL-së.
  21. Shërbimi i kirurgjisë oro-maksilo-faciale (OMF).
  22. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale.
  23. Shërbimi i kirurgjisë digjestive.
  24. Shërbimi i urologjisë.
  25. Shërbimi i djegie-plastikës.
  26. Shërbimi i neurologjisë.
  27. Shërbimi neurovaskular (stroke dhe poststroke).
  28. Shërbimi i neurokirurgjisë.
  29. Shërbimi i onkologjisë.
  30. Shërbimi i sëmundjeve infektive.
  31. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve.
  32. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike.
  33. Shërbimi i pediatrisë infektive.
  34. Shërbimi i urgjencës dhe i pediatrisë së përgjithshme;
  35. Shërbimi i kirurgjisë infantile.
  36. Shërbimi i reanimacionit pediatrik.
  37. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, anatomisë patologjike, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare).
  38. Shërbimi i imazherisë dhe i mjekësisë nukleare.
  39. Shërbimi i fizioterapisë.
  40. Shërbimi i statistikave.
  41. Shërbimi i pneumologjisë.
  42. Kirurgjia torakale.
  43. Shërbimi i ftiziatrisë.
  44. Shërbimi i gjinekologjisë.
  45. Shërbimi i obstetrikës.
  46. Shërbimi i patologjisë së barrës.
  47. Shërbimi i neonatologjisë.
  48. Shërbimi i farmacisë.
  49. Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore.
  50. Shërbimi i toksikologjisë klinike.
  51. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT).
  52. Kontrolli i infeksioneve spitalore.
  53. Shërbimi i urgjencës ambulatore.
  54. Banka e gjakut.

 

  1. QENDRA SPITALORE RAJONALE

Shërbimet e qendrës spitalore rajonale përcaktohen rast pas rasti në urdhrin e ministrit për ngritjen e qendrës spitalore rajonale.

 

III. SPITALET NË NIVEL QARKU (SPITALET RAJONALE)

Spitalet publike të përgjithshme në nivel qarku do të ofrojnë:

  1. Shërbimin e urgjencës.
  2. Shërbimin e mjekësisë së përgjithshme.
  3. Shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme, ortopedi-traumatologjisë, urologjisë, ORL, okulistikës, angiologjisë, max-facial.
  4. Shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë.
  5. Shërbimin e neonatologjisë.
  6. Shërbimin e pediatrisë.
  7. Shërbimin e radiologjisë.
  8. Shërbimin e fizioterapisë.
  9. Shërbimin e anatomisë dhe histologjisë patologjike.
  10. Shërbimin e laboratorëve kliniko-biokimikë të mikrobiologjisë.
  11. Shërbimin e anestezi-reanimacionit.
  12. Shërbimin e farmacisë.
  13. Shërbimin e onkologjisë (kimioterapisë, kujdesi paljativ).
  14. Kontrollin e infeksioneve spitalore.
  15. Shërbimin psikosocial.
  16. Shërbimin e konsultave të specializuara (poliklinika e specialiteteve).
  17. Bankën e gjakut.
  18. SPITALET NË NIVEL BASHKIE

Spitalet publike të përgjithshme në nivel bashkie ofrojnë:

  1. Shërbimin e urgjencës.
  2. Shërbimin e mjekësisë së përgjithshme.
  3. Shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme.
  4. Shërbimin e pediatrisë dhe obstetrikëgjinekologjisë, neonatologji.
  5. Shërbimin e radiologjisë.
  6. Shërbimin e laboratorëve kliniko-biokimikë të mikrobiologjisë.
  7. Shërbimin e anestezi-reanimacionit.
  8. Shërbimin e farmacisë.
  9. Shërbimin ambulator të specializuar.
  10. Bankën e gjakut.

 

  1. SPITALET DITORE
  2. Ndihmë e parë mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?