Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shfuqizimi i Bordit të Karburanteve, Konfindustria: S’do ketë ulje të çmimit, pritet të rritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shfuqizimi i Bordit të Karburanteve, Konfindustria: S’do ketë ulje të çmimit, pritet të rritet
AktualitetEkonomi

Shfuqizimi i Bordit të Karburanteve, Konfindustria: S’do ketë ulje të çmimit, pritet të rritet

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Shkrirja e Bordit të Karburanteve nuk pasohet nga një ulje e çmimeve të hidrokarbureve. Në një deklaratë për mediat, Konfindustria e thekson se mungesa e qartë e standardeve të konkurrencës nuk do të sjellë uljen e çmimit, por përkundrazi, rritjen e tij.

Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon, për të ndihmuar “kuletat” e qytetarëve.

“Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Transparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej. Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve, si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve. Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

- Publicitet -

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve, i krijuar në marsin e vitit të kaluar është shfuqizuar këtë të mërkurë, me vendim të qeverisë.

Dje, ministrja e Ekonimisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.

Bordi i Transparencës u krijua në mars të vitit 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë, që shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të naftës.

Çmimet që ka vendosur Bordi janë diskutuar shpesh, ndërsa kundër ka qenë opozita dhe ekspertët. Madje disa deputetë e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?