Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: 46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHIFRAT: 46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat
AktualitetEkonomi

SHIFRAT: 46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Published: June 5, 2025
Shpërndaje

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu iu afrua kufirit të 46 mijë anëtarëve. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 46 337 anëtarë, në rritje me 3.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i këtyre skemave në shoqëri ngelet ende shumë modest. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat ngelet në afërsisht 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 13.36 miliardë lekë, në rritje me 3.8% që nga fillimi i vitit dhe me 88.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

- Publicitet -

Në fund të tremujorit të parë, në treg ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 42.13% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 34.84%, Raiffeisen Pension me 10.35%, Albsig Pension me 10%, Smart Pension, me 1.4% dhe Sigal Pro, me 1.27%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 38.54% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.71%, Raiffeisen Pension, me 20.49%, Albsig Pension me 8.88%, Smart Pension, me 0.97% dhe Sigal Pro, me 0.4%. Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë
  • Protesta e të rinjve, arrestohen 55 persona, 98 të tjerë procedohen penalisht
  • Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  • VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës
  • 15 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. Gani USA on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. 666 on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Arnold on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  5. Vl on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?