Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Depozitimet e parasë në ATM po rriten për të shtatin vit radhazi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHIFRAT: Depozitimet e parasë në ATM po rriten për të shtatin vit radhazi
AktualitetEkonomi

SHIFRAT: Depozitimet e parasë në ATM po rriten për të shtatin vit radhazi

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të shtatin vit radhazi. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan gjithsej 477 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, numri i depozitimeve është rritur me 34%.

Vlera totale e depozitimeve për 6-mujorin ka arritur në 23.2 miliard lekë, në rritje me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt automatizimit edhe në shërbimet bankare që lidhen me paranë cash.

Për vitin 2023 klientët e sektorit bankar kryen më shumë se 769 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 34% krahasuar me një vit më parë. Që nga viti 2020, veprimet e depozitimit të parasë cash në ATM janë rritur me katër herë. Depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 37.9 miliardë lekëve, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Edhe vlera e depozitimeve të parasë në ATM është rritur me shumë se katër herë që nga viti 2020.

- Publicitet -

Numri i bankomateve me funksionin depozitimit të parasë fizike po rritet, duke dëshmuar zgjerimin e investimeve për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në mesin e këtij viti arriti në 373, në rritje vjetore me 3.3%. Rreth 39% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është një zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Veprimet me paranë cash kanë qenë dhe ende ngelen ngelen një nga shkaqet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave. Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve po ndikon gradualisht lehtësimin e flukseve, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.

Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset e thjeshta operacionale është, mes të tjerash, edhe një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse, në një moment kur pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore po bëhet sfidë për ekonominë. Në fund të muajit qershor, sektori bankar shqiptar ofronte gjithsej shërbim nëpërmjet 912 ATM-ve aktive, në rritje me 4.8% krahasuar me një vit më parë.

Numri i ATM-ve kishte rënë vazhdimisht në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare. Por, duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

Ndërkohë, edhe rritja e turizmit po ndikon në shtimin e numrit të ATM-ve të bankave, veçanërsisht në zonat bregdetare. Nga ana tjetër, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të spektrit të shërbimeve të ofruara prej tyre, (si, për shembull, ofrimin e shërbimeve si kryerja e abonimeve apo pagesave për palë të treta).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?