Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familjet shqiptare, 400 mln euro borxh ndaj kompanive të energjisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Familjet shqiptare, 400 mln euro borxh ndaj kompanive të energjisë
EkonomiKryesore

Familjet shqiptare, 400 mln euro borxh ndaj kompanive të energjisë

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Situata financiare e familjeve shqiptare duket se është përkeqësuar gjatë 4-mujorit të parë të vitit reflektuar kjo me një rritje të detyrimeve të prapambetura që këto të fundit kanë ndaj kompanive të energjisë.

Të dhënat zyrtare të sektorit publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë nënvizojnë se borxhet e kësaj kategorie u rritën me rreth 1 milionë euro në raport me fundin e vitit të shkuar. Konkretisht detyrimi në fund të vitit 2022 ishte 45.2 miliardë lekë ndërkohë që në fund të prillit rezultoi 45.3 miliardë lekë (rreth 400 mln euro).

Kategoria e familjarëve është ajo që ka një tendencë të rregullt paguese dhe zvogëlimi të borxhit ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse në fakt është edhe mbajtësja më e madhe e këtij borxhi nga të katër kategoritë e renditura. Për herë të fundit familjarët rritën detyrimet e energjisë gjatë vitit 2020 viti kur shpërtheu pandemia e COVID-19 e cila paralizoi jetën e të gjithëve globalisht duke sjellë pasoja të shumta përfshirë ato financiare edhe në familjet shqiptare.

- Publicitet -

Një tjetër kategori që ka rritur borxhet është ajo e institucioneve jobuxhetore dhe që janë ndërmarrje të tilla si ujësjellësit, spitalet, ndërmarrjet e ndriçimit. Në këtë grup borxhi nga 18.18 miliardë lekë që ishte në fund të dhjetorit ka kapur vlerën 18.56 miliardë lekë me një rritje 2.5 për qind.

Ndërkohë borxhi nga privatët apo bizneset ka pësuar një ulje të lehtë në raport me fundin e vitit t shkuar. Në fund të prillit ky borxh në total ishte 11.6 miliardë lekë apo 0.6 për qind më pak sesa në fund të vitit të shkuar.

Në rënie ka qenë edhe borxhi nga insitucionet buxhetore që në total në fund të 4-mujorit të këtij viti ishte 4.6 miliardë lekë apo me një rënie prej 2.1 për qind në raport me fundin e vitit 2022.

Në total sipas të dhënave të bëra publike nga ERE borxhi i prapambetur ndaj OSHEE-së nga të katërt grupet ka një vlerë kumulative prej 703 milionë euro.

Ky detyrim ka pësuar rritje në raport me fundin e vitit 2022 kur në total vlera e prapambetur ishte 700 milionë euro apo me një rritje prej rreth 0.4 për qind e totalit.

Pavarësisht përpjekjeve për të ulur totalin e borxheve ndaj kompanisë publike të shpërndarjes ku prej vitesh janë aplikuar edhe skema të ndryshme lehtësuese ky detyrim ka ardhur në rritje duke arritur në fund të prillit vlerën më të madhe ndonjëherë sipas shifrave zyrtare.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?