Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHIFRAT: Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
AktualitetEkonomi

SHIFRAT: Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes këtë vit dhe ka prekur nivelet më të larta për të paktën tetë vitet e fundit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për shtatë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re për këtë sektor arriti në 28.4 miliardë lekë, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, portofoli aktiv i kredisë ka arritur vlerën e rreth 76 miliardë lekëve, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat rekord të kredisë për ndërtimin po ndjekin ciklin pozitiv të sektorit, që në vitet e fundit ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike. Gjithashtu, ndërtimi duket të jetë një ndër sektorët që po mbështet rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë gjatë këtij viti. Megjithatë, në një masë të konsiderueshme kjo rritje mund të jetë e lidhur edhe me financimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, të llojit të partneritetit publik-privat.

Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative. Për sa i takon ndërtimeve rezidenciale dhe atyre të pasurive të paluajtshme në përgjithësi sektori bankar, kredia në vitet e fundit ka përjetuar një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

- Publicitet -

Vitin e kaluar kreditimi i këtij sektori pësoi një lloj frenimi, të lidhur edhe me ciklin e rritjes së normave të interesit dhe ngadalësimin e rritjes së çmimeve. Megjithatë, këtë vit duket se sipërmarrja dhe sektori bankar janë përfshirë nga një valë e re optimizmi, që duket qartë nga rritja me ritme shumë të larta të kreditimit.

Rritja e shpejtë e kredisë, megjithatë, duket se po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, ditën e mërkurë, këshilli Mbikëqyrës theksonte se cikli i rritjes së shpejtë të kredisë duhet të ngadalësohet. Për këtë qëllim, në muajin qershor Guvernatori vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, oferta e ndërtimeve vazhdon të jetë e lartë. Numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie dhe për gjashtë muaj janë dhënë gjithsej 938 leje ndërtimi, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka shënuar rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e ndërtimeve të reja, bazuar në të dhënat e lejeve, gjithashtu është rritur, me 4.2% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?