Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale
KronikeShendetesi

Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, gjetëm të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme. Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë.

Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkresë zyrtare. Sekretarja, Dr. Spitalit Fier: Duan të sqarojnë diçka për mbetjet spitalore. Shkresë zyrtare!

Gazetari: Drejtoreshë, të lutem një takim për mbetjet spitalore, si është situata, të lutem!

- Publicitet -

Pas sinjalizmit nga ana jonë, Inspektorati i Shëndetësisë Fier, na njoftoi se spitalit iu vu 1 milionë lekë të reja gjobë, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve.

I njëjti denoncim na mbërriti në redaksi edhe për spitalin e Beratit, ku ne gjetëm vetë mbetje të rrezikshme spitalore në kazanët e mbetjeve urbane. Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit iu përgjigj menjëherë denoncimit të emisionit “Stop”, duke vënë në dispozicion eskpertët e fushës, të cilët bënë kqyrjen e mbetjeve spitalore të depozituara në ambiente publike në shkelje të plotë të ligjit.

Nëndrejtoresha teknike e këtij spitali, u tregua indiferente, kur gazetari i “Stop” e njohu me situatën. Shqetësimi i saj i vetëm ishte të dinte, se sa e madhe ishte sasia e mbetjeve spitalore, që ai kishte gjetur.

Gazetari: Mbetje spitalore.

N/drejtoresha: Sa? Çfarë sasie?

Gazetari: Aq sa për të vënë alarmin, që këtu hidhen mbetje të keqmenaxhuara.

N/drejtoresha: Sa sasi ka?

Gazetari: Ç’rëndësi ka sasia?

N/drejtoresha: Ka shumë rëndësi.

Gazetari: E dinë zotërinjtë, ata janë specialistë.

Ne kontaktuam edhe me administratorin e V.A.L.E Recycling, Elvis Miri, i cili tha se një ose dy herë në javë merr mbetjet e spitalit të Beratit. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tij. Përsa i përket Spitalit të Beratit, policia na njoftoi, se ka nisur procedim penal për spitalin për veprën “menaxhimi i mbetjeve” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Faik Shosha, kryeinspektor i ISHSH Berat, tha se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme spitalore, ndaj dhe ka ngritur grupin e punës, për ndjekjen ligjore të çështjes.

“Sapo njoftova inspektorët që të ngrenë grupin e inspektimit për të kryer një inspektim në flagrancë, nëpërmjet denoncimit që bëri emisioni juaj. Do shkojmë atje, do shikojmë situatën, do bëjmë edhe ne fotot përkatëse dhe do merren masat, siç është gjoba, për rastin konkret, për institucionin.

Dhe do bisedojmë edhe me institucionet e tjera që ju keni kontaktuar, për të rakorduar veprimet. Po i pashë dhe janë mbetje të rrezikshme spitalore që nga age, shiringa, flakone të përdorura, që absolutisht nuk duhet të jenë as brenda në kosh, as në ambient.

Thjesht në kutitë përkatëse, siç është dhe ligji, për t’i magazinuar dhe për t’i çuar tek inceneratorët që kanë kontratë përkatëse me çdo spital dhe me çdo prodhues të mbetjeve të rrezikshme spitalore” – përfundon Faik Shosha.

Zyrtarisht na u komunikua, se spitalit iu vendos gjobë 1 milionë lekë të reja.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?