Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga “shofer kamioni” te “gjeli luftarak” dhe gruaja pas Maduros
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Nga “shofer kamioni” te “gjeli luftarak” dhe gruaja pas Maduros
AnalizaBote

Nga “shofer kamioni” te “gjeli luftarak” dhe gruaja pas Maduros

Published: January 3, 2026
Shpërndaje

Sipas analistëve, objektivi i padeklaruar ka qenë gjithmonë ai: Nicolás Maduro, 63 vjeç, njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Dhe që Shtetet e Bashkuara e kanë kapur dhe e kanë nxjerrë jashtë vendit të tij – përmes një aksioni spektakolar të forcave speciale – natën e 3 janarit.

Sipas burimeve të opozitës venezueliane, të intervistuara nga Sky News, operacioni i “kapjes” në të vërtetë ka qenë një “largim i negociuar” mes Madurros dhe Shteteve të Bashkuara. Dorëzimi i “Gjelit luftarak”.

Ata që e përçmojnë e quajnë “shofer kamioni”, edhe pse në të vërtetë, në një jetë tjetër, ai ishte shofer autobusi dhe sindikalist. Ata që e duan e quajnë “el gallo pinto”, gjeli luftarak.

- Publicitet -

Për Shtetet e Bashkuara, ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Në gusht, shpërblimi për kokën e tij u rrit nga 25 në 50 milionë dollarë: një shpërblim për këdo që jep informacione të dobishme për arrestimin dhe gjykimin e tij në SHBA për “trafik droge dhe korrupsion”.

I kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, i hetuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, i mbijetuar i një krize ekonomike shkatërruese (PBB-ja u rrëzua me 80% në një dekadë dhe nga viti 2024 u rikthye në rritje), i sanksioneve amerikane, pandemisë dhe skandaleve, presidenti-patron i Venezuelës ka sunduar me miratimin e institucioneve që qeveria e tij kontrollon dhe me mbrojtjen e gjeneralëve që ndajnë pushtetin me të (edhe atë ekonomik).

Ai nuk arriti ta përfundojë mandatin e tij të tretë dhe, për pasojë, nuk do të bëhet – siç shpresonte – kreu i shtetit që ka qeverisur më gjatë Venezuelën pas diktatorit Juan Vicente Gómez. Fati i tij, me shumë gjasë, është një qeli në Shtetet e Bashkuara ose, në rastin më të mirë, një mërgim i gjatë.

Ngjitja në pushtet e Madurros ishte e shpejtë dhe tërësisht në hijen e Hugo Chávez-it, nënkolonelit që i dha jetë “revolucionit të ri bolivarian”. Ai u dallua duke marrë pjesë në fushatën për lirimin e tij nga burgu, pas tentativës për grusht shteti që komandanti i parashutistëve organizoi në vitin 1992 kundër presidentit Andrés Pérez. Chávez nuk e harroi këtë dhe, pasi doli nga burgu, e deshi atë sindikalist pranë vetes, deri në fitoren elektorale të vitit 1998.

Maduro u bë ministër i Jashtëm, më pas zëvendëspresident dhe trashëgimtar i shpallur. Në paraqitjen e tij të fundit televizive, tashmë i shkatërruar nga tumori, Chávez tha: «Votoni për të». Kur vdiq, Maduro mori drejtimin e vendit. Disa muaj më vonë, më 14 prill 2013, fitoi zgjedhjet presidenciale me më pak se dy pikë përqindjeje ndaj kandidatit të opozitës Henrique Capriles. Që atëherë, nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të largohet nga pushteti.

Në vitin 2014, qeveria Maduro shtypi me gjak protestat studentore, shpërndau Parlamentin në vitin 2017 për të krijuar një Asamble Kushtetuese më të bindur ndaj qeverisë, fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 – ku pengoi pjesëmarrjen e kundërshtarëve dhe që një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar i konsideroi të paligjshme.

I pathyeshëm ndaj kritikave, “Gjeli luftarak” i mbijetoi edhe një atentati: disa dronë të armatosur me eksploziv e sulmuan gjatë një parade ushtarake.

Mbi të gjitha, ai shtypi kundërshtimin brenda Partisë Socialiste të Bashkuar. Deri tani. Aleatët e tij më besnikë kanë qenë ushtarakët, të cilët kontrollojnë plot 12 nga 34 ministritë, përfshirë atë të Naftës, burimi kryesor i Venezuelës. Shtetet e Bashkuara – dhe agjentët e CIA-s – deri tani nuk kishin arritur të çanin marrëveshjen mes regjimit dhe forcave të armatosura, që në fakt e qeverisin bashkë vendin.

Sipas disa analistëve, ndoshta më romantikët, “pushteti i vërtetë i fshehtë” pranë Madurros është bashkëshortja e tij, Cilia Flores, e cila në fund u kap bashkë me të. Avokate penale, deputete, ajo pëlqen të quhet “luftëtarja e parë”, në vend të “zonjës së parë”.

Ishte Chávez ai që i bëri bashkë. Ata lanë bashkëshortët respektivë dhe nisën “të ndanin të njëjtin ëndërr”, ka treguar Flores, e cila ka ndërtuar një rrjet pushteti jashtëzakonisht të fortë rreth bashkëshortit. E ashpër dhe e pamëshirshme: «Cilia ose të do, ose të urren, ajo nuk bën negociata», thonë në Caracas.

Djali i tyre, Nicolás Maduro Guerra, ose “Nicolasito”, ish-deputet, është përmendur shpesh si trashëgimtar i mundshëm politik i të atit. Edhe fati i tij ka ndryshuar në këto orë.

Marrëdhënia e trazuar mes Venezuelës – jashtëzakonisht e pasur me naftë – dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk është as e sotme, as vetëm e këtij viti. Uashingtoni prej kohësh, edhe pse më me përmbajtje gjatë presidencave demokrate, ka mbështetur disidencën kundër regjimit “çavist”.

Por përplasja arriti kulmin këtë vit, menjëherë pas nisjes së mandatit të tretë presidencial të Nicolás Madurros, i vetëshpallur fitues i zgjedhjeve të korrikut 2024, dhe pasardhësisht me betimin e Donald Trump për mandatin e tij të dytë.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan deklaroi se nuk e konsideron Maduron një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e shpalli bandën Tren de Aragua një organizatë terroriste transnacionale.

Në mars, tensionet mes dy qeverive u përshkallëzuan kur Shtetet e Bashkuara deportuan 238 emigrantë venezuelianë, të etiketuar si kriminelë, në Qendrën e Paraburgimit për Terrorizmin (CECOT) në El Salvador.

Në korrik, pas negociatave, Uashingtoni dhe Karakasi arritën një marrëveshje që çoi në kthimin në Venezuelë të burrave të dërguar në CECOT dhe në lirimin e 10 amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Por po atë korrik, Departamenti i Thesarit akuzoi Maduron se drejton Kartelin e Diejve, një organizatë kriminale e supozuar që, sipas Uashingtonit, merret me trafik droge dhe pastrim parash.

Dhe kështu arrihet në shtator, me dislokimin e anijeve, avionëve dhe më pas të aeroplanmbajtëses më të madhe amerikane në Karaibe, gjoja për të luftuar narkotrafikun. Që prej atëherë, forcat amerikane kanë kryer dhjetëra sulme kundër mjeteve lundruese të trafikantëve të dyshuar të drogës, duke vrarë mbi 110 persona. Më pas erdhi sulmi me dronë i CIA-s ndaj një pontili ankorimi, bastisja e parë në territorin venezuelian.

Deri në fazën përfundimtare në Karakas dhe njoftimin për kapjen e Madurros dhe bashkëshortes së tij.

Corriere della Sera

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?