Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthen drejtori i Tërbunit: Përjashtimi është hakmarrje e Dukës pse s’e votuam, faji i arbitrit pilot!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërthen drejtori i Tërbunit: Përjashtimi është hakmarrje e Dukës pse s’e votuam, faji i arbitrit pilot!
AktualitetSport

Shpërthen drejtori i Tërbunit: Përjashtimi është hakmarrje e Dukës pse s’e votuam, faji i arbitrit pilot!

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Tërbuni i Pukës (Kategoria e Parë) u përjashtua nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së dhe sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Dytë, me argumentin për mos plotësimin e kritereve të sigurisë dhe dhunës ndaj arbitrave në ndeshjen mes tyre dhe Turbinës, fundjavën që lamë pas. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Andi Kapxhiu dhe Nertil Agalliu në Report TV, drejtori teknik i Tërbunit, Viktor Gjoni ka thënë se kjo është një goditje direkte e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

“Nuk është e filmuar gjithë ndeshja, arbitri i dërguar, piloti Albano Stolaj ka lejuar lojë të egër të kundërshtarit. Erdhi edhe ndërhyrja horror ndaj portierit tonë, sepse arbitri nuk frenoi lojën e rëndë. Kjo ka qenë pakujdesi, por e ka ndihmuar arbitri. Portieri për momentin është jashtë rrezikut për jetën sepse goditja ka qenë e rëndë nga kundërshtari.

Sokol Jareci, drejtuesi i arbitrave, më tha me pafytyrësi se është montazh. Portieri ynë u qep me 13 penj. Nëse ky mbrojtësi i arbitrave thotë këtë, kjo është një paturpësi e madhe. Kur gjyqtari shikon diçka të tillë, ndeshja ndërpritet në sekondë. Arbitri vijoi lojën, sepse donte që të na shënonin gol.

- Publicitet -

Goli i anulluar? Loja ishte e tensionuar dhe në vazhdimësi me këtë gjykim. Goli ishte i rregullt dhe nuk ishte pozicion jashtë loje. Lojtarët kërkuan sqarime. Nuk është goditur anësori, nuk janë futur tifozët. Janë anëtarët e stafit sepse goli ishte i rregullt. Mënyra sesi u argumentua nga arbitri na ka ardhur dënimi”, tha fillimisht Gjoni.

Më pas drejtori teknik i Tërbunit, Gjoni tha se ky është një skendar i menduar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kjo pasi ata nuk e kanë votuar për shkak të mosinvesimeve në futbollin pukjan. Veç kësaj, Gjoni u ndal edhe te ndjekja penale për arbitrin Stolaj pasi sipas tij rrezikoi jetën e portierit.

“Përjashtimi nga Kategoria e Parë? Nuk ka asnjë kriter të shkruar për përjashtimin tonë. Ne kemi përmbushur kriteret për sigurinë. Këto reagime janë me dhjetra për sjelljen e arbitrave. Nuk kishte mënyrë tjetër, na përjashtuan sepse duan të mbrojnë një tjetër ekip, e dinë ata dhe drejtuesit. Ka nisur më parë kjo gjë.

Duka e ka personale me Pukën? Arbitri Albano Stolaj është një vrasës, mos i lini fëmijët në dorën e tyre. Tërbuni nuk e ka mirë prej 20 vitesh me Armand Dukën, nuk e kemi votuar se nuk ka kontribuar dhe dhënë asnjë qindarkë, për tapetin apo ambientin e stadiumit. Kjo punë vjen në vazhdimësi. Nuk doja ta besoja që një presidenti federate të bënte diçka të tillë, e ka quajtur Pukën armik të tij. Sporti ishte në Pukë, ia hoqi Duka për tekat e tyre edhe këtë aktivitet.

Drejtësia? Do kërkojmë drejtësi. Nuk dua të paragjykoj Apelin, sepse janë të Federatës. Do marr arsyetimin e vendimit dhe do e apelojmë. Do kemi ndjekje penale për arbitrin, sepse ka rrezikuar jetën e lojtarit. Do kërkojmë drejtësinë në Zvicër dhe në vendet e tjera”, tha Gjoni.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?