Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve në Tiranë
Lajmi i funditShendetesi

Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve në Tiranë

Published: November 2, 2024
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës  dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit  nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) për një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar, ngriti Qendrën Kombëtare të Krizës, e cila sot mbajti takimin e saj të parë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr 885, 30.10.2024.

Për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren,  mëngjesin e ditës së sotme, përfaqësues të MBZHR dhe AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, në Fshatin Mëzez, Njësia Administrative Kashar. Shërbimi Veterinerar mbikqyri dhe monitoroi nëpërmjet kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë  në Laboratorin e Referencës – ISUV. Eshtë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare”,  i cili përcakton modalitetet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjes, dhe Urdhri Nr. 177, datë 28.03.2023 “Për miratimin e programit kombëtar të mbikqyrjes së Influencës Aviare”.

Shërbimi Veterinar i AKVMB ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

- Publicitet -

Është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.

Prej ditës së sotme, njoftojmë fermerët, mbarështuesit e shpendëve të cilësdo lloj specieje, se është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz, në zbatim të Urdhrit të Minstrit Nr. 886, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:

Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla,

Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla

Moslejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes së influencës aviare. Këto shpendë duhen  të jenë të shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në Bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë.

Udhëzojmë shpendërritësit në të gjithë vendin, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.

Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal, mos-manipulimi me shpendët e dyshuar, si dhe për efekt kohe kontakti me AKVMB në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: [email protected].

Për komunikim publik me konsumatorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se situata e garantimit të zinxhirit të sigurisë ushqimore është nën kontroll. Deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe rekomandet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 oC.

Gjithashtu nga ana e MBZHR u bë njoftimi zyrtar i sëmundjes në Sistemin e Informimit për Sëmundjet e Kafshëve të BE-së (ADIS) dhe në sistemin e raportimit të shpërthimit të sëmundjeve (WAHIS)  të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) me qëllim njoftimin e sëmundjes në vendet fqinje dhe në Evropë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?