Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, e dyta në Europë për rimëkëmbjen e shpejtë të turizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, e dyta në Europë për rimëkëmbjen e shpejtë të turizmit
AktualitetEkonomi

Shqipëria, e dyta në Europë për rimëkëmbjen e shpejtë të turizmit

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Serbia dhe Shqipëria janë dy shtetet që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit, në raport me para krizën e pandemisë, sipas të dhënave të Eurostat, që ka publikuar net qëndrimet në akomodimet turistike për vendet e Europës për vitin 2022. Serbia renditet e para në Europë, që ka shënuar një rritje të net qëndrimeve me 21.8% në krahasim me vitin 2019, përpara se të fillonte pandemia, që i dha një goditje të rëndë këtij sektori.

Shqipëria renditet e dyta. Sipas Eurostat, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë net qëndrime në akomodimet turistike në 2022-n, me një rritje prej 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021-n, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%. Në Europë janë vetëm 6 shtete, që panë rritje në raport me para pandeminë (Serbia, Shqipëria, Danimarka, Islanda, Holanda, Norvegjia, Belgjika). Në rajon, Mali i Zi ishte ende 7.8% niveleve të parakrizës dhe Maqedonia e Veriut me ecurinë më negative, me -20.7% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë ende të plota).

Sipas Eurostat, pas rënies së përjetuar për shkak të pandemisë COVID-19, numri total i netëve të kaluara në akomodimet turistike të BE-së arriti në 2.73 miliardë në 2022. Kjo shifër ishte ende 5% më e ulët në krahasim me numrin e netëve të kaluara në 2019 (2.88 miliardë netë). Krahasuar me vitin 2021 (1.83 miliardë netë), netët e kaluara u rritën me 49% në 2022.

- Publicitet -

Gjatë vitit 2022, shifrat e turizmit në të gjithë muajt ishin më të larta se muajt korrespondues të vitit 2021, ku tremujori i katërt i vitit 2022 regjistroi 472 milionë netë, duke shënuar një rënie prej vetëm 2% krahasuar me tremujorin e katërt para pandemisë të vitit 2019 (483 milionë netë).

Në fillim të vitit 2022, nivelet e turizmit ishin shumë më të ulëta se të njëjtët muaj të vitit 2019.

Megjithatë, duke filluar nga maji 2022, diferenca u bë më pak e dukshme. Për pjesën e mbetur të vitit, netët e kaluara në akomodim turistik ishin më pak se 5% më të ulëta se në vitin 2019, dhe në korrik, gusht, shtator dhe tetor, ato ishin më pak se 1% më të ulëta se të njëjtët muaj të 2019-ës.

Të dhënat për vitin 2022 tregojnë gjithashtu se netët e kaluara nga turistët vendas tejkaluan nivelet e vitit 2019 (1.53 miliardë netë në 2022 krahasuar me 1.51 miliardë netë në 2019; +1%). Nga ana tjetër, netët e kaluara nga turistët po rikuperohen më gradualisht (1.20 miliardë netë në 2022 krahasuar me 1.36 miliardë në 2019; -12%).

Ndër vendet e BE-së, Letonia kishte ecurinë më negative për sa i përket netëve të kaluara nga turistët ndërkombëtarë (-45% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Sllovakia (-40%) dhe Lituania (-37%).

Danimarka ishte e vetmja anëtare e BE-së që regjistroi një rritje në netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (+4%), ndërsa Kroacia (-2%) dhe Luksemburgu (-3%) u afruan niveleve të 2019-s.

Nga ana tjetër, Malta shënoi rritjen më të lartë në netët e kaluara nga turistët vendas (+39% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Qiproja (+35%) dhe Sllovenia (+25%).

Rënia më e madhe në netët e kaluara nga turistët vendas u regjistruan në Sllovaki (-22%), Rumani (-15%) dhe Hungari (-13%), të cilat gjithashtu shënuan ulje mjaft të mëdha në netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (të paktën -30%).

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?