Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluturimeve tregtare në muajt e verës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluturimeve tregtare në muajt e verës
EkonomiKryesore

Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluturimeve tregtare në muajt e verës

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

 

Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe futja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm fluturimet tregtare gjatë muajve të verës.

Sipas Eurostat, që ka publikuar të dhënat për fluturimet tregtare sipas vendeve raportuese, të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve tregtare në periudhën e verës qershor-shtator. Sipas Eurostat u regjistruan gjithsej 19.3 mijë fluturime për katër muajt e sezonit (qershor-shtator), me një rritje prej 27.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vend të dytë është Serbia, me rritje prej 27.76%, ndërsa e treta është Çekia me zgjerim 19.4%.

- Publicitet -

Rritja e fluturimeve është mbi dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europoan, prej rreth 13% për periudhën e verës.

Në Shqipëri në korrik dhe gusht për herë të parë u regjistruan më shumë se 5 mijë fluturime/muaj.

Për gjithë 8 mujorin, fluturimet në Shqipëri janë rritur me 22%, pas Serbisë (27.4%), Maltës (25), Qipros (24), Maqedonisë së Veriut (23.4%), Islandës (23.2%). Në muajt e verës, ritmet e rritjes së fluturimeve u përshpejtuan, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vend të parë gjatë periudhës së sezonit.

Europa nuk e arrin ende nivelin e 2019-s

Sipas Eurostat, në shtator 2023, kishte 605 806 fluturime komerciale në BE, duke shënuar një rritje prej 7,9% krahasuar me numrin e fluturimeve në shtator 2022. Megjithatë, shifra mbeti 8,9% më e ulët se numri i fluturimeve për të njëjtin muaj në 2019.

I njëjti trend ishte i dukshëm gjatë gjithë qershorit – gushtit. Të gjithë muajt panë një rritje të ndjeshme krahasuar me 2022 – qershor (6.9%), korrik (7.4%) dhe gusht (6.6%), por shifrat ishin ende nën ato të 2019: qershor (-10.4%), korrik (-9.0%) ) ) dhe gusht (-8.5%).

Duke parë të dhënat kombëtare për shtator 2023, vetëm 6 vende kanë tejkaluar numrin e fluturimeve të tyre nga 2019. Greqia (+10.9%), Portugalia (+9.0%), Qipro (+5.9%), Kroacia (+2.6%), Irlanda ( +1.4%) dhe Malta (+0.7%) kanë tejkaluar shifrat e vitit 2019 dhe kanë parë një rritje të numrit të fluturimeve. Në të kundërt, Letonia (-30,4%), Finlanda (-30,2%), Estonia (-25,4%), Suedia (-24,1%) dhe Sllovenia (-22,9%) janë larg shifrave të vitit 2019.   \Monitor\

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?