Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
AktualitetEkonomi

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Published: November 9, 2026
Shpërndaje

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme.

Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, me 33.8 për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9. Në Bosnjë-Hercegovinë ky tregues është 21.1 mjekë për 10 mijë banorë, ndërsa në Kosovë zbret në 19, niveli më i ulët në rajon.

Diferenca është veçanërisht e madhe me Maqedoninë e Veriut, e cila ka rreth 49% më shumë mjekë për banor se Shqipëria. Edhe Serbia ka rreth 42% më shumë mjekë në raport me popullsinë.

- Publicitet -

Hendeku bëhet më i dukshëm në krahasimin me Bashkimin Europian. Sipas wiiw, Maqedonia e Veriut arrin në 79% të mesatares europiane, Serbia në 76% dhe Mali i Zi në 65%. Shqipëria mbetet në 53%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova arrijnë përkatësisht në 49% dhe 44% të mesatares së BE-së.

Të dhënat për vitin 2025 evidentojnë gjithashtu një përkeqësim të pozicionit relativ të Shqipërisë ndaj mesatares europiane, me një rënie prej 0.9 pikësh përqindjeje në krahasim me një vit më parë.

Përkeqësimi është më i fortë në Kosovë, me 3.8 pikë përqindjeje, dhe në Maqedoninë e Veriut, me 2 pikë përqindjeje. Mali i Zi ka shënuar një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje, Serbia prej 1 pike dhe Bosnjë-Hercegovina prej 0.1 pikësh përqindjeje.

Të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur terren në raport me mesataren e BE-së gjatë vitit 2025, duke zgjeruar hendekun në e personelit mjekësor.

Për Shqipërinë, niveli i ulët i mjekëve në raport me popullsinë mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, veçanërisht për garantimin e aksesit në shërbime dhe përballimin e nevojave në rritje të popullsisë për kujdes mjekësor.

Edhe pse numri i mjekëve për banor nuk është treguesi i vetëm i cilësisë së shërbimit shëndetësor, diferenca e madhe me mesataren europiane pasqyron nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore në këtë sektor.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Alarmi për qumështin me aflatoksinë, nivelet disa herë më të larta se normat e BE-së
  • Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së “Raiffeisen Bank” një javë më parë
  • Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
  • SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH
  • Horoskopi 9 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. realisti on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  2. Berlin on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Vlora 97 on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Mimo on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  5. ...e te tjera, e te tjera... on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?